Panorama (Albania)

DRONI

-

Partia Demokratik­e përgjatë qëndrimit në rrugë ngriti një dron përmes të cilit filmoi ecurinë e protestës. Përfaqësue­sit e opozitës paralajmër­uan se do t’i filmonin nga toka dhe ajri të gjithë ata efektivë policie, të cilët do të tentonin të prishnin protestën apo do të provokonin qytetarët. Pamjet e filmuara përmes dronit, demokratët i transmetua­n në kohë reale edhe në rrjetet sociale për të treguar se akti i tyre i mosbindjes civile ishte paqësor dhe një mesazh drejtuar Kryeminist­rit Rama për të pranuar kushtet e opozitës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania