Panorama (Albania)

Topalli: Kjo qeveri duhej rrëzuar prej kohësh

-

Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk ishte e pranishme dje në protestën e opozitës, e cila bllokoi për një orë akset kryesore rrugore në Shqipëri. Topalli, në një prononcim për “Balkanvveb” ka lënë të kuptohet se ka qenë kundër kësaj forme proteste, duke sqaruar kësisoj edhe arsyen e mungesës së saj në tubimet për bllokimin e rrugëve. “Mbështes çdo protestë për punë, për bukë, protestë kundër padrejtësi­ve, kundër drogës, krimit, kundër korrupsion­it, kundër kalbëzimit të qeverisjes. Qëndrimet e mia i kam bërë të qarta çdo seancë parlamenta­re e do të vazhdoj ta bëj. Ky vend është në zgrip të humnerës. E qytetarët e tij janë më të varfër se kurrë në këto 25 vite. Ne jemi në një pikë kritike. Kam të paktën 3 vite që e përsëris dhe kërkoj opozitë të fortë. Kjo qeverisje meritonte të përmbysej prej kohësh. Në kushte normale tani duhej të ishim në fushatë. Por në vendin tonë asgjë nuk është më normale. Dhe kjo situatë është shumë preokupues­e”, është shprehur Topalli.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania