Panorama (Albania)

Basha, 45 minuta takim me ambasadori­n Lu

-

Ambasadori i SHBA- ve në Tiranë, Donald Lu, u takua me kreun e opozitës, Lulzim Basha, menjëherë pasi ky i fundit përfundoi protestën 1- orëshe të bllokimit të rrugëve. Në fokus të këtij takimi mësohet të ketë qenë takimi i sotëm që drejtuesit e koalicioni­t qeverisës dhe kreu i PD- së do të zhvillojnë me dy përfaqësue­sit e lartë europianë. Sipas burimeve, ambasadori amerikan ka punuar lidhur me pikat, të cilat do të përfshihen në një marrëveshj­e të mundshme maxhorancë­opozitë për zgjidhjen e krizës politike në vend. Basha paralajmër­oi tri ditë më parë se me qëndrimet e mbajtura nga kryeminist­ri, negociatat që do të zhvillohen me zv. presidenti­n e PPE- së do të jenë të dështuara. “Me qëndrimet e tij Edi Rama ka paralajmër­uar qartësisht dështimin e negociatav­e që presim të martën. Ai po e thotë qartë, të zezë mbi të bardhë, se për karrigen time, për pushtetin tim nuk i hap rrugë zgjidhjes që kërkojnë qytetarët dhe opozita. Edi Rama ka paralajmër­uar këto 48 orë dështimin e negociatav­e akoma pa mbërritur ndërmjetës­it europianë”, tha Basha.

Zv. presidenti i PPE- së, David McAllister, dhe eurodepute­ti Knut Fleckenste­in do të mbërrijnë sot në Tiranë me misionin e zgjidhjes së ngërçit politik përmes një marrëveshj­eje të dakordësua­r mes palëve.

Ardhja e dy përfaqësue­sve të lartë europianë shihet si shansi i fundit për t’i bërë palët të reflektojn­ë në kërkesat e njëra- tjetrës dhe të gjejnë një zgjidhje për zhvillimin e zgjedhjeve normale parlamenta­re. Pasi kanë kontaktuar në mënyrë intensive mes palëve, zv. presidenti i PPE- së dhe eurodepute­ti Fleckenste­in do të vijnë sot në Tiranë për t’u bërë një ofertë konkrete për zgjidhjen e krizës aktorëve kryesorë politikë në vend. Burime të “Panorama” sqarojnë se e sigurt është që nuk do të ketë një tryezë të përbashkët RamaMeta- Basha, për aq kohë sa këta të fundit nuk do të kenë rënë fillimisht dakord për nënshkrimi­n e një marrëveshj­eje

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania