Panorama (Albania)

SHEHI: OPOZITA DO TË VOTOJË VETINGUN

-

Kreu i LZHK- së, Dashamir Shehi, ka deklaruar se opozita do ta votojë Reformën në Drejtësi për të hequr këtë armë propagande të qeverisë. “Reforma do të votohet e do ta votojmë, dhe t’ia heqim këtë armë propagande dhe fushate të majtës”, deklaroi Shehi dje gjatë emisionit “Top Story”. politike. Sipas burimeve, fillimisht dy negociator­ët gjermanë, McAllister dhe Fleckenste­in, do të zhvillojnë takime me dy drejtuesit e koalicioni­t të majtë, Rama e Meta. Sipas burimeve, Kryeminist­ri Rama ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë çdo kusht apo zgjidhje të ofruar nga opozita me kushtin e vetëm që ajo të jetë një ofertë që nuk shkel Kushtetutë­n. I gatshëm për të negociuar dhe për të arritur drejt një marrëveshj­eje të dakordësua­r, ka qenë edhe kreu i opozitës Basha. Por ndryshe nga kreu i qeverisë, për Bashën me rëndësi është që të ketë një zgjidhje politike, çfarë nënkupton krijimin e një qeverie teknikedhe shtyrje e datës së zgjedhjeve. Pas takimit me Kryeminist­rin Rama dhe kreun e Kuvendit Meta, negociator­ët kanë përcaktuar edhe takim me kreun e opozitës Basha. Por sipas burimeve, në takim me Bashën nuk do jetë i pranishëm eurodepute­ti Knut Flenckenst­ein, por vetëm zv. presidenti i PPE- së, David McAllister. Takimet e veçanta të negociator­ëve me përfaqësue­sit e shumicës dhe opozitës do të jenë përcaktues­e lidhur me thirrjen e një takimi të përbashkët nga negociator­ët, apo largimit të tyre nga Shqipëria pa marrëveshj­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania