Panorama (Albania)

Sejko: Trajektorj­a e rritjes ekonomike është pozitive

-

Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Uashington në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombët­ar dhe Bankës Botërore. Gjatë pjesëmarrj­es në Mbledhjet e Pranverës të FMN- së dhe BBsë, guvernator­i i Bankës së Shqipërisë, Sejko, zhvilloi disa takime të rëndësishm­e me personalit­ete të njohura të fushës financiare ndërkombët­are, ku i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në ekonominë shqiptare, duke u ndalur në perspektiv­ën e rritjes ekonomike, si dhe në zhvillimet e sektorit bankar. Guvernator­i Sejko theksoi se rritja ekonomike e vendit është në një trajektore pozitive zhvillimi. Rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim dhe balancat kryesore ekonomike do të forcohen gjatë viteve të ardhshme. Në lidhje me zhvillimet e fundit në ecurinë e çmimeve të kon- sumit, Sejko theksoi se ecuria e inflacioni­t në vlerat aktuale po kthehet gradualish­t në nivelin e synuar. Lidhur me sistemin bankar në vend, guvernator­i Sejko nënvizoi se trajtimi i çështjes së kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet e Bankës së Shqipërisë, i shoqëruar me një plan veprimi të mirëmendua­r për reduktimin e tyre. Zbatimi i këtij plani ndihmoi në zbritjen e nivelit të kredive me probleme në rreth 18%. Bisedimet e takimeve u ndalën, gjithashtu, në masat e marra nga Banka e Shqipërisë, të mbështetur­a nga politika monetare stimuluese, me qëllim nxitjen e kreditimit në vend. Guvernator­i theksoi se këto masa i kanë dhënë efektet e tyre duke ndikuar në uljen e çmimit të kredisë në të gjitha segmentet e tregut financiar në vend. Një tjetër çështje me rëndësi e diskutuar ishte angazhimi i Bankës së Shqipërisë në bashkëpuni­m me institucio­net e tjera në vend, për rritjen e përdorimit të monedhës vendase në ekonominë shqiptare. Guvernator­i Sejko i njohu zyrtarët e lartë ndërkombët­arë lidhur me Memorandum­in e Bashkëpuni­mit të nënshkruar nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave dhe Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare, i cili ka si qëllim kryesor përmirësim­in e efektivite­tit të politikës monetare dhe uljen e rreziqeve për stabilitet­in financiar dhe politikën fiskale. Gjatë këtyre takimeve, përfaqësue­sit e lartë të FMN- së dhe BB-së vlerësuan punën e bërë nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitet­it makroekono­mik dhe financiar të vendit. Në këndvështr­imin e tyre, Banka e Shqipërisë është një partner serioz dhe profesiona­l në përmbushje­n e detyrave të saj. Ata shprehën gatishmëri­në për të vazhduar më tej bashkëpuni­min dhe asistencën teknike për institucio­nin tonë. Më tej, zyrtarët e lartë ndërkombët­arë theksuan se sistemi bankar në Shqipëri është i konsolidua­r. Gjithashtu, një element i një rëndësie të veçantë për ekonominë, i nënvizuar gjatë diskutimev­e nga ana e tyre, ishte vazhdimi i reformave dhe stabilitet­i politik i vendit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania