Panorama (Albania)

Lirohen dy nga 5 të arrestuari­t me heroinë

-

TIRANE - Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelia dy nga pesë personat e arrestuar gjatë operacioni­t antidrogë, i koduar "BBM", të zhvilluar të premten pranë rrugës "Myslym Shyri", ku u bllokuan 1.2 kg heroinë dhe 2.1 kg kanabis çokollatë. Tre të tjerët do të hetohen në masën e sigurisë "arrest në burg", një prej të cilëve me afat 30- ditor. Seancat gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë u zhvilluan në orët e paradites me dyer të mbyllura për publikun. Dy personat që lanë qelitë e paraburgim­it janë Ervin Myftiu dhe Tomor Shqezi. Kërkesa e Prokuroris­ë për caktimin e masës "arrest në burg" me afat 30- ditor për ta nuk e bindi gjyqtaren e gatshme Arjana Liço, që caktoi për ta masën e "detyrimit për paraqitje" në organet e Policisë Gjyqësore. Për të arrestuari­t Abdyl Musagaj dhe Nikolin Merko, gjykata pranoi kërkesën e prokuroris­ë për lënien e tyre në "arrest në burg". Po sipas kërkimit të prokuroris­ë, për të arrestuari­n Fajton Baliti, gjykata caktoi masën "arrest në burg" me afat 30- ditor. Burime brenda sallave të gjyqit bënë me dije se avokatët kërkuan masa më të buta për klientët e tyre, duke pretenduar se prokuroria nuk kishte paraqitur një akt- ekspertimi që do të provonte se lënda e sekuestrua­r është drogë. Nga ana tjetër, përfaqësue­si i akuzës i ka kujtuar gjykatës që të dyshuarit kanë bërë rezistencë në momentin e ndërhyrjes policore. Njëri prej tyre tentoi të largohej me automjet, duke dëmtuar disa mjete të tjera të parkuara. Po ashtu, policia ka qëlluar disa herë në ajër, në shenjë paralajmër­imi dhe vetëm pas këtij veprimi, kanë mundur ta neutralizo­jnë atë. Të dyshuarit Musagaj dhe Merko kanë precedentë të mëparshëm penale në fushën e narkotikëv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania