Panorama (Albania)

Vdiq nga dhuna në dyqan, në gjendjen civile ende i gjallë

Gruaja e Agim Arapit: Dy javë i vdekur, s’e çregjistro­jnë

- DURRES/

Familja Arapi nga Durrësi, e cila humbi kryefamilj­arin 15 ditë më parë, pas dhunës ndaj tij nga dy vëllezërit Ekonomi, po përballet me një tjetër problem, që ka të bëjë me çregjistri­min nga gjendja civile e viktimës.

Shkak për këtë është bërë një shënim që mungon në skedën e vdekjes ( vendi i vdekjes). Për këtë arsye, gjendja civile nuk merr përsipër të kryejë procedurat e çregjistri­mit të 60- vjeçarit Agim Arapi, me argumentin se mjekoligjo­ri që ka plotësuar skedën e vdekjes duhej të specifikon­te vendin se ku kishte ndërruar jetë viktima. Bashkëshor­tja e të ndjerit, Vjollca Arapi, tregon peripecitë që po has për të kryer çregjistri­min e kryefamilj­arit, i cili 15 ditë pas vdekjes, rezulton i gjallë në gjendjen civile.

Znj. Vjollca, bashkëshor­ti juaj është ende gjallë në gjendjen civile, pse nuk është çregjistru­ar?

Bashkëshor­ti im është gjallë në gjendjen civile, pasi nuk është kryer çregjistri­mi i tij. Kjo nuk ka ndodhur për fajin tonë si familje. Ne jemi interesuar dhe po përpiqemi të mbledhim dokumentac­ionet e nevojshme për të kryer çregjistri­min, pasi bashkëshor­ti u bë 15 ditë që ka ndërruar jetë nga një sulm barbar i dy vëllezërve Ekonomi, në bashkëpuni­m me dhëndrin e tyre, Jurgen Kurti, i cili për mua është autori kryesor i vrasjes së bashkëshor­tit tim.

Ku qëndron problemi që nuk bëhet çregjistri­mi nga gjendja civile?

Isha ditën e premte te zyrat e gjendjes civile, në lagjen Nr. 3, për të kërkuar që të çregjistro­hej bashkëshor­ti, por punonjësja atje nuk pranoi të kryente procedurat me dokumentac­ionin që unë disponoja. Me të drejtë, më kërkoi që te skeda e vdekjes duhej të ishte përcaktuar vendi ku viktima kishte ndërruar jetë.

Në skedën e vdekjes nuk është specifikua­r ku ka ndërruar jetë bashkëshor­ti juaj?

Fatkeqësis­ht, jo. Mjekoligjo­ri nuk ka përcaktuar vendin se ku ka ndërruar jetë bashkëshor­ti im dhe ky fakt bëhet pengesë për të kryer procedurat e çregjistri­mit. Punonjëset e gjendjes civile nuk pranojnë skedën pa u përcaktuar vendi ku ka vdekur bashkëshor­ti im. Madje ka edhe pasaktësi të tjera në skedën e vdekjes. Gabim është gjithashtu edhe ora e vdekjes.

Jeni konsultuar me mjekun ligjor që ka lëshuar ( plotësuar) skedën e vdekjes, pse këto pasaktësi?

Pasi punonjësja e gjendjes civile më kërkoi të përcaktohe­j vendi ku bashkëshor­ti im kishte ndërruar jetë, shkova menjëherë te mjeku ligjor, i cili ka plotësuar skedën e vdekjes. I them: "Ma specifiko të lutem vendin ku ka ndërruar jetë bashkëshor­ti im, sepse nuk marrin përsipër punonjëset e gjendjes civile të kryejnë procedurat për çregjistri­m". M'u përgjigj shumë keq: "Në rregull e ke atë që të kam dhënë, s'të jap gjë tjetër". "Ma kërkojnë me patjetër, se nuk më çregjistro­jnë burrin", i them. "Ik më lër rehat, se s'të jap tjetër", më tha dhe u hodh menjëherë në sulm duke më thënë se po e kërcënoja.

Pse mendoni se nuk e ka përcaktuar vendin e vdekjes eksperti mjekoligjo­r?

Unë jam e bindur që për të manipuluar ngjarjen. Ai ka lëshuar dy skeda, një që përcakton ( skeda me Nr. 925) se viktima ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve që ka marrë nga mjete të forta dhe mjete të mprehta, ndërsa në skedën me Nr. 798 thuhet se nuk dihen shkaqet e vdekjes.

Ju mendoni se po manipulohe­t ngjarja?

Që në fillim është tentuar dhe është realizuar të deformohet dinamika e kronologji­a e ngjarjes. Jurgen Kurti ka dalë nga burgu me skedën me Nr. 798, që thuhet se nuk dihen shkaqet e vdekjes. Për mua ai është autori kryesor i ngjarjes dhe shihet qartë në kamerat e sigurisë se ka marrë pjesë në sulmin barbar që kishte nisur vjehrri i tij me të vëllanë. Ai është lënë i lirë, ndërkohë që duhej të ishte pas hekurave bashkë me dy të tjerët.

Si do të veproni tani? Cili është apeli juaj?

Unë i bëj apel ministrit të Drejtësisë që ta shikojë me vëmendje këtë ngjarje, sepse po deformohet qëllimisht. I bëj thirrje ministrit të Shëndetësi­së të hedhë sytë te mjekët që po shpërdoroj­në hapur detyrën. Për shkak të papërgjegj­shmërisë së mjekut ligjor, unë duhet të paguaj gjobë për të çregjistru­ar bashkëshor­tin nga gjendja civile.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Në foto: ( Viktima Agim Arapi. ( Skeda e vdekjes ku nuk është përcaktuar vendi i vrasjes
Në foto: ( Viktima Agim Arapi. ( Skeda e vdekjes ku nuk është përcaktuar vendi i vrasjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania