Panorama (Albania)

Agim Arapi u dhunua për qiranë e dyqanit

-

Ngjarja e rëndë ndodhi më 11 prill, rreth orës 19: 55, në bulevardin "Epidam", në dyqanin ushqimor të viktimës. Pas një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit Kujtim dhe Konstandin Ekonomi sulmuan me grushte dhe sende të forta shtetasin Agim Arapi, 60 vjeç, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas Policisë, palët janë konfliktua­r me njëri- tjetrin me sende të forta dhe për motive të dobëta ( për një tub aspirimi). Autorët e arrestuar ( Konstandin dhe Kujtim Ekonomi) dhe shtetasi Jurgen Kurti i detyrohesh­in viktimës që t'i paguanin një shumë parash, 13.000 lekë të rinj për tubin e aspirimit. Viktima ia ka kërkuar Jurgen Kurtit paratë dhe në debat e sipër kanë ardhur e janë përfshirë në konflikt edhe vëllezërit Ekonomi. Këta dy të fundit e kanë futur 60vjeçarin Arapi brenda në dyqanin ushqimor dhe kanë mbyllur qepenin, ku aty më pas e kanë goditur me grushte. Gjatë kësaj kohe, shtetasi Jurgen Kurti ka qenë jashtë dyqanit ushqimor ( qepeni ishte i mbyllur e brenda ndodheshin viktima dhe autorët). Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë. Nga ekspertiza mjekoligjo­re u vërtetua se shtetasi Agim Arapi ka ndërruar jetë për shkak të problemeve që ka pasur me zemrën, ku nuk ka përballuar dot goditjet me grushte të kryera nga autorët.

 ??  ?? Dyqani ku ndodhi ngjarja
Dyqani ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania