Panorama (Albania)

Zjarr në azil, karbonizoh­en në dhomë 2 nga të moshuarit

Viktimat 84 e 81 vjeç gjysmë të paralizuar, s’mundën të dilnin

-

Asfiksohen dy të moshuar në azilin e Poliçanit. Shkak është bërë një cigare e lënë ndezur nga një prej të moshuarve, e cila bëri që dhoma të përfshihej nga flakët, e për rrjedhojë ata të ndërronin jetë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës. Sipas Policisë, viktimat janë Tahir Senka, 84 vjeç, nga fshati Lybesh, dhe Mustafa Kaceli, 81 vjeç, nga fshati Veleshnjë. Të dy burrat e moshuar, banorë të fshatrave të Bashkisë Poliçan, mësohet se kishin vite që jetonin në këtë qendër, pasi nuk kishin fëmijë apo të afërm për t’u kujdesur për ta. Policia në Berat bën të ditur se ka qenë një telefonatë rreth orës 06: 00 që i ka vënë në dijeni për ngjarjen e ndodhur, ku dy të moshuarit ishin gjetur të asfiksuar në një nga dhomat e katit të katërt të godinës së Shtëpisë së të Moshuarve. Në vendin e ngjarjes shkuan ekspertë të Policisë dhe të Prokuroris­ë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes me dy viktima. Ndërkohë që Bashkia e Poliçanit që ka nën administri­m qendrën deklaroi se ka pezulluar nga puna drejtoresh­ën dhe dy kujdestare­t e turnit, deri në përfundimi­n e hetimeve. Nga të dhënat e para mësohet se një prej të moshuarve nga pakujdesia ka lënë ndezur një bisht cigareje, duke bërë që krevati i tij të përfshihet nga flakët. Për shkak edhe të pamundësis­ë fizike, pasi viktimat Tahir Senka, 84 vjeç, dhe Mustafa Kaceli, 81 vjeç, ishin gjysmë të paralizuar, nuk kanë mundur dot të dalin nga dhoma e tyre apo të veprojnë për shuarjen e zjarrit. Vetëm pasi janë pikasur shenjat e zjarrit, në dhomë kanë ndërhyrë kujdestare­t e turnit të natës, që nuk kanë lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera, por nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar të moshuarit, pasi ata kishin gjetur vdekjen nga mungesa e oksigjenit. Trupat e pajetë janë dërguar më pas në morgun e Spitalit Rajonal të Be- ratit, ku kanë nisur veprimet proceduria­le të mjekoligjo­rëve. Nga konstatimi i parë dyshohet se viktimat kanë ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë. Po dje, Prokuroria ka thirrur për të dëshmuar drejtoresh­ën e qendrës, Aurora Doko, ndërkohë që pranë qendrës roja i godinës nuk ka lejuar që të futet askush. Të vetmit që kanë hyrë e dalë në mjediset e qendrës kanë qenë disa prej azilantëve, të cilët janë në gjendje më të mirë fizike dhe shkojnë deri në qytet për të pirë kafe apo blerë diçka që u nevojitet. Disa prej tyre shprehen se ngjarjen e kanë mësuar vetëm në mëngjes dhe se i njohin personat që humbën jetën vetëm si fytyra. Sipas tyre, ata nuk kanë mundur të shpëtojnë për shkak të problemeve fizike. Mysafer Lata është një prej të moshuarve të kësaj qendre, i cili ka ardhur nga Shkodra prej tetë muajsh, pasi qendra ku qëndronte prej vitesh është në rikonstruk­sion e sipër. I moshuari pa fëmijë dhe të afërm të tjerë shprehet se për ngjarjen ka dëgjuar fillimisht zhurma dhe pasi është zgjuar, ka mësuar të vërtetën. “Unë qëndroj në katin e dytë të qendrës dhe aty nga mëngjesi kam dëgjuar zhurma, njerëz që lëviznin me shpejtësi, por mendova se mos ishte dikush i sëmurë, pasi herë pas here na ndodhin të tilla ngjarje. Vetëm kur u zgjova në mëngjes pashë policinë dhe shumë njerëz të tjerë e pasi pyeta, më thanë që në qendër kishte rënë zjarri dhe kishin vdekur dy perso- na të katit të katërt. I njoh dy personat që humbën jetën si fytyrë, por ata ishin me probleme fizike, mezi ecnin dhe hanin në dhomat e tyre, dhe për këtë mendoj që e kanë pasur të pamundur të lëviznin për të shpëtuar nga zjarri”, shprehet Mysafer Lata. Qendra e të moshuarve në Poliçan, që prej muajit gusht të vitit të kaluar është nën administri­min e Bashkisë së Poliçanit, nën mbikëqyrje­n e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Shërbimit Social Shtetëror.

 ??  ?? Shtëpia e të moshuarve në Poliçan
Shtëpia e të moshuarve në Poliçan
 ??  ?? Të moshuarit duke treguar ngjarjen
Të moshuarit duke treguar ngjarjen
 ??  ?? Policia në vendin e ngjarjes
Policia në vendin e ngjarjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania