Panorama (Albania)

Historia ndryshe e Macron, ai mund të drejtojë Francën

U martua me mësuesen e gjimnazit, 25 vite më të madhe

-

Më 7 maj, në Francë mbahet raundi i dytë dhe vendimtar i zgjedhjeve presidenci­ale ku do të vendoset nëse Presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë centristi Emmanuel Macron apo ekstremist­ja e djathtë Marine le Pen.

Sondazhet tregojnë se Macron do ta mundë bindshëm Le Pen. Por kush është 39vjeçari që pritet të drejtojë Francën? Konsideroh­et si një yll i politikës franceze që ka marrë një mbështetje të madhe në rrjetet sociale, menjëherë pas fitores në raundin e parë. Është një lider i ri, karizmatik, i cili braktisi postin e ministrit të Ekonomisë në qeverinë franceze, si dhe aspiratat e socialistë­ve që e shihnin si një lider të mundshëm, për të krijuar lëvizjen e tij politike “En marche”, të fokusuar kryesisht në mbështetje­n e të rinjve, me të cilën garoi në zgjedhjet presidenci­ale franceze duke u renditur i pari. Që fëmijë është shquar për inteligjen­cën e tij të pazakontë, kështu janë shprehur miq të tij por, mbi të gjithë bashkëshor­tja, që pa dyshim e njeh më mirë se kushdo. Brigitte Trogneux shihet shpesh në titujt e revistave të modës në Francë. Ajo është 25 vite më e madhe se bashkëshor­ti i saj Macron, dhe ka qenë dhe mësuesja e tij e letërsisë në gjimnaz. Prandaj në Francë Macron mban nofkën “Chouchou”, që do të thotë “kafsha shtëpiake e mësueses”. Macron ishte 15 vjeç kur njohu Trogneux dhe studionte në shkollën “Jesuites de la Providence” në Amiens, në veri të Francës. Më atë kohë Trogneux njihej si Brigitte Auziere, jepte leksione letërsie dhe drejtonte klubin teatral të shkollës. Ishte 40 vjeçe, e martuar dhe kishte tre fëmijë. Një prej vajzave të saj ishte në të njëjtën moshë me Macron. Nxënësit e tjerë të klasës së Macron, të kontaktuar nga mediat franceze, kujtojnë se ai ishte i preferuari i mësueses, e cila shumë shpesh i refero- hej atij si shembull. Një shok klase i Macron ka kujtuar se “Ai shkruante poezi gjatë gjithë kohës dhe ajo i lexonte me zë të lartë”. Ata u lidhën më shumë kur nisën të punojnë bashkë për një dramë në shkollë. “Ne shkruanim dhe pak nga pak unë mrekullohe­sha nga inteligjen­ca e tij. Nuk ishte si gjithë të tjerët. Askush nuk do ta dijë në cilin moment historia jonë u kthye në një histori dashurie. Ajo na takon ne. Është sekreti ynë”, ka thënë Brigitte. Prindërit e Macron nuk e mbështetën këtë lidhje. Ata e dërguan me studime në Paris për ta larguar prej saj, por ai i kishte thënë mësueses së tij se ishte i vendosur dhe një ditë do të martoheshi­n bashkë. Flisnin në telefon çdo ditë deri kur Macron mbushi 18 vjeç. Ishte atëherë që Brigitte la të shoqin, gjeti një vend pune në Paris për të qenë pranë Macron dhe jetonin bashkë. U martuan në vitin 2007 dhe në dasmën e tyre Macron falënderoi fëmijët e saj që e pranuan lidhjen. Ai pranoi se ata nuk ishin një çift normal, por një çift që ekzistonte. Macron e krijoi pasurinë e tij duke investuar në bankë, iu bashkua Partisë Socialiste, në 2014- n u emërua ministër i Ekonomisë, një vit më vonë hoqi dorë për të themeluar ‘ En Marche’, një revolucion demokratik që drejtohej nga të rinjtë. Gruaja e tij e ndihmonte të përgatiste fjalime dhe bëhej pjesë e mbledhjeve të rëndësishm­e krah të shoqit. Marcon ka këmbëngulu­r që nëse zgjidhet President, gruaja e tij do të ketë një rol kyç në drejtimin e vendit.

 ??  ?? Brigitte Trogneux dhe Emmanuel Macron
Brigitte Trogneux dhe Emmanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania