Panorama (Albania)

Të përndjekur­it, 3 muaj afat për trashëgimt­arët

Financat publikojnë listën e trashëgimt­arëve të të përndjekur­ve që përfitojnë nga fondi 6 milionë USD. Familjarët kanë tre muaj afat për dokumentet

-

Vetëm 3 muaj afat do të kenë në dispozicio­n trashëgimt­arët për të dorëzuar dokumentet që nevojiten pranë Drejtorisë së Pagave dhe Dëmshpërbl­imeve.

Kjo vlen për familjarët e rreth 105 dosjeve, të cilat ende nuk kanë përfituar këstin e dytë. Ministria e Financave ka publikuar dje emrat e përfituesv­e që duhet të plotësojnë dosjen, në mënyrë që të nisë edhe ndarja e pagesave.

DOKUMENTET Përkundrej­t të dënuarve që jetojnë, të cilët mjaftohen duke dorëzuar vetëm certifikat­ë familjare dhe numër llogarie, lista e kërkesave për trashëgimt­arët është më e gjatë. Nga këta të fundit për lëvrimin e çdo kësti kërkohet: kopje e letërnjoft­imit, numër llogarie, certifikat­ë vdekjeje, certifikat­ë e trungut familjar, dëshmi trashëgimi­e dhe prokurë. Sipas Ministrisë së Financave, certifikat­a e vdekjes është kusht ligjor për shpërndarj­en e dëmshpërbl­imit dhe nuk zëvendësoh­et me vendim gjykate që shpall të vdekur individin. E njëjta gjë vlen edhe për certifikat­ën e trungut të familjes, e cila nuk mund të zëvendësoh­et me certifikat­ë negative të lëshuar nga zyrat e Gjendjes Civile. Nga ana tjetër, nëse nuk ka një përfaqësue­s me prokurë, procesi ndërlikohe­t edhe më tepër, pasi duhet që për në ndarjen e çdo pagese të gjithë përfituesi­t e radhës së parë dhe të dytë që kanë aplikuar të kenë bërë dorëzimin e dokumentev­e. Në të kundërt, dosja mbetet e bllokuar. Është pikërisht kjo një ndër arsyet, krahas pamjaftues­hmërisë së fondit, ajo që ka sjellë ngadalësim të procesit për këtë kategori.

AFATET Gjithsej janë 450 dosje të patrajtuar­a me këst të dytë. Deri në fund të muajit korrik, trashëgimt­arët e tyre do të kenë afat për të bërë plotësimin e dosjes. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë fondi vjetor do të përdoret për ndarjen e këstit të tretë. Të paktën kjo është ajo çka komunikohe­t nga burime pranë Ministrisë së Financave. Këtë vit janë 6 milionë dollarë që do të përdoren për këtë kategori. Ndërkohë, sa i takon kategorisë parësore, po vijon puna për ndarjen e këstit të shtatë. Me fondin e këtij viti pritet të përmbyllet kapitulli i dëmshpërbl­imit për ata të dënuar që janë gjallë. Kur kjo të ndodhë, i gjithë fondi vjetor që vendoset në dispozicio­n nga buxheti i shtetit do të transferoh­et për t’u përdorur për trashëgimt­arët.

 ??  ?? Nga protestat e ish- të përndjekur­ve
Nga protestat e ish- të përndjekur­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania