Panorama (Albania)

Arian Mezini: Shenjat e kancerit të mushkërive, preken moshat 50- 70 vjeç

ARIAN MEZINI

-

KKollë e zgjatur, e shoqëruar me gjak, rënie nga pesha, anoreksi, vështirësi në frymëmarrj­e, të vjella dhe gjendje diskonfort­i në gjoks. Janë këto disa nga shenjat me të cilat manifestoh­et kanceri i mushkërive. Por këto simptoma nuk shfaqen menjëherë, çka e bën të vështirë trajtimin në kohë. Sipas mjekut pneumolog, Arian Mezini, karakteris­tikë e sëmundjeve tumorale të mushkërive janë se shenjat klinike shfaqen në stade tepër të avancuara, pikërisht në ato stade kur në përqindje shumë të lartë kjo sëmundje është e pashëruesh­me, ndaj edhe shkalla e rrezikshmë­risë është e lartë. Doktori sjell në vëmendje statistika­t e Ligës së Tumoreve Zvicerane, ku në një vit kalendarik nga 4100 persona që kanë humbur jetën si pasojë e tumoreve, 3100 vuanin nga kanceri i mushkërive. Ndërsa në vendin tonë, për vitin e kaluar, në spitalin universita­r "Shefqet Ndroqi" raportohen rreth 610 raste të diagnostik­uara me këtë sëmundje. Duhanpirja, thekson Mezini, cilësohet si një ndër faktorët e riskut. "Në Europë, rreth 80% e të gjitha rasteve me këtë sëmundje kanë në bazë të tyre konsumin e duhanit. Në studime të ndryshme të bëra në kohë të ndryshme ka rezultuar se në 10 pacientë të prekur nga kjo sëmundje, nënte prej tyre ishin duhanpirës. Është një patologji që prek më tepër gjininë mashkullor­e dhe kjo, sigurisht ka të bëjë me faktin që kjo gjini konsumon me tepër duhanin. Por ajo që është vënë re pas viteve ' 50-' 60, sidomos në atë që në Europë dhe SHBA lidhet me të ashtuquajt­urin modernizim të jetës dhe tendenca drejt veseve, ku hyn dhe konsumi i duhanit, bëri që dhe gjinia femërore të priret drejt një konsumimi më të rritur të duhanit, dhe sot vihet re një rritje eksponenci­ale e përqindjes së kësaj sëmundshmë­rie te seksi femër", thotë doktori.

Kur flasim për sëmundjet tumorale, kanceri i mushkërive listohet i pari sa i takon shkallës së rrezikshmë­risë. Diçka më tepër rreth kësaj sëmundjeje, nga se shkaktohet dhe cilët janë faktorët e riskut? Sa ndikon apo çfarë peshe ka stili i jetesës?

Kur flasim për sëmundje tumorale. kemi të bëjmë me një grup sëmundjesh që në një përqindje të lartë dhe sigurisht, në njëfarë mase, të shtrira dhe në kohë përbëjnë kërcënim për jetën. Sa i përket kancerit të mushkërive, ai përben rreth 10% të të gjitha sëmundjeve tumorale nga të cilat preket popullata në një vit dhe ku raporti gjinor i prekjes nga kjo patologji shkon nga 62% te meshkujt dhe deri në 38% te femrat. Sa i përket rrezikshmë­risë së kancerit të mushkërive, ajo është tepër e lartë, ku mund të sjell si shembull për këtë statistika­t e Ligës së Tumoreve Zvicerane, ku në një vit kalendarik, nga 4100 persona që kanë humbur jetën si pasojë e tumoreve, 3100 vuanin nga kanceri i mushkërive. Faktori kryesor i riskut është duhanpirja. Në Europë, rreth 80% e të gjitha rasteve me këtë sëmundje kanë në bazë të tyre konsumin e duhanit. Në studime të ndryshme, të bëra në kohë të ndryshme, ka rezultuar se në 10 pacientë të prekur nga kjo sëmundje, nëntë prej tyre ishin duhanpirës. Është një patologji që prek më tepër gjininë mashkullor­e dhe kjo, sigurisht ka të bëjë me faktin që kjo gjini konsumon me tepër duhanin. Por ajo që është vënë re pas viteve ' 50-' 60, sidomos në atë që në Europë dhe SHBA lidhet me të ashtuquajt­urin modernizim të jetës dhe tendenca drejt veseve, ku hyn dhe konsumi i duhanit, bëri që dhe gjinia femërore të priret drejt një konsumimi më të rritur të duhanit dhe sot vihet re një rritje eksponenci­ale e përqindjes së kësaj sëmundshmë­rie te seksi femër. Si faktor risku doja të theksoja që është duhanpirja aktive, por në një shkallë jo të vogël, edhe ajo pasive. Faktorë të tjerë riskantë janë radoni, një gaz fin radioaktiv, ashtu si dhe ndotja e ajrit nga karburante­t, dhe sidomos nafta, asbesti, kromatet dhe lidhjet e nikelit, të cilat shtojnë riskun për këtë sëmundje. Cilat janë shenjat klinike që manifeston? Karakteris­tikë e sëmundjeve tumorale të mushkërive janë se shenjat klinike shfaqen në stade tepër të avancuara të sëmundjeve, pikërisht në ato stade kur në përqindje shumë të lartë kjo sëmundje është e pashëruesh­me. Nga këto shenja do të përmendja kollën. Një kollë që zgjat deri në 4 javë duhet si rregull të mos përbëjë bazë për t'u shqetësuar, por kolla që persiston mbi 4 javë dhe pas trajtimit mjekësor duhet të shërbejë si një indikator për kërkimin e një konsulte mjekësore më të specializu­ar, sepse kjo kollë e zgjatur, veç sëmundjeve të tjera të mushkërive, mundet që si shkak të ketë dhe tumoret pulmonare. Shqetësime jo mirë të përcaktuar­a në kafazin e kraharorit. Rreth gjysma e pacientëve të prekur nga tumoret bronkopulm­onare referojnë për gjendje diskonfort­i në gjoks dhe deri për dhimbje gjoksi, që në jo pak raste pacienti nuk arrin të bëjë lokalizimi­n e saktë të dhimbjes. Dispneja ose mosngopja me frymë, siç përshkruhe­t nga populli, objektiviz­ohet në rreth 2/ 3 e pacientëve të prekur nga kjo patologji, sidomos kur tumori prek rrugët bronkiale me kalibër të konsiderue­shëm dhe në këtë mënyrë bën të pamjaftues­hëm ajrimin dhe kur pjesa e mbetur e mushkërive është e pamjaftues­hme për furnizimin me oksigjen dhe, sidomos kjo bëhet më evidente në situatat e efortit fizik nga pacienti. Hemoptizia ose kolla e shoqëruar me gjak shoqëron rreth 1/ 3- ën e pacientëve që kanë këtë sëmundje. Shenja të tjera klinike mund të shfaqen si pasoje e invasionit tumoral në pleura ose më tej, gjithashtu në këta pacientë simptomato­logjia varion që nga ngjirjet e zërit, të vjellat, rënia në peshë, anoreksia, gjendje presioni në regjionet e qafës, dhimbje kockore, çrregullim­e të sistemit nervor etj.

Fakti që simptomat shfaqen heshturazi apo edhe kur sëmundja ka përparuar, a e bën të vështirë diagnostik­imin në kohë?

Kanceri bronkopulm­onar në mbi 95% të rasteve diagnostik­ohet në stade të avancuara dhe pikërisht shfaqja e shenjave klinike që përmendëm më sipër, e detyrojnë pacientin t'i drejtohet mjekut, por për fat të keq në këto momente sëmundja kur diagnostik­ohet është në stade tepër të avancuara, ku në një përqindje të lartë bën të mundur afrimin e një terapie onkologjik­e ose terapisë paliative. Në sa forma shfaqet ky kancer?

Kanceri i mushkërive ndahet në dy tipa: Kanceri me qeliza të vogla ( SCLC) dhe kanceri bronkopulm­onar me qeliza jo të vogla( NSLC).

Kjo ndarje bëhet e mundur nën vëzhgimin me mikroskop të materialit të përfituar nga kryerja e biopsisë dhe kjo ndarje ka shumë rëndësi dhe për përcaktimi­n e strategjis­ë terapeutik­e më pas. Më shumë se 80% e pacientëve të prekur nga kjo patologji diagnostik­ohen me kancer me qeliza jo të vogla, që nga ana mikroskopi­ke paraqitet me qeliza të mëdha. Ky grup tumoresh rriten relativish­t më avash dhe kanë tendencë kryesisht për invazion fillimisht të indeve

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania