Panorama (Albania)

Letërsia e gënjeshtër­t me Kënetën e Maliqit

Nga romani i Fatmir Gjatës për armiqtë sabotatorë, te rrëfimi i të mbijetuarv­e Makensen Bungo e Arshi Pipa

- AGRON TUFA

Burgjet, kamp- burgjet, ka mpet “me tela me gjemba”...

... dhe kampet e zakonshme të internimit me punë të detyrueshm­e përbëjnë, përveçse topografi të dhimbjes e terrorit, edhe një topikë të trishtë të shkrimit në letrat shqipe. Zhanret e shkrimit janë të larmishme; ato prekin romanin, tregimin, poezinë, kinematogr­afinë, përkthimin artistik e shkencor, poezinë dhe memuaristi­kën, deri dhe disa lloje të pikturës e skulpturës ( gdhendje të ndryshme, statueta, punime të holla artistike etj.).

Prania e kësaj topike të trishtë burgjesh e kampesh nuk e ka pushuar jehonën e vet traumatike edhe sot e kësaj dite, ndonëse që nga viti 1991 kur ato u mbyllën dhe u braktisën kanë kaluar mbi një çereksheku­lli. Realet e këtyre “kronotopev­e” ushqejnë ende vepra letrare e narrativa memuaristi­ke. Disa piktorë si Maks Velo, Ali Oseku e sidomos Valer Dyrzi vazhdojnë t’u kthejnë jehonën e transfigur­uar artistikis­ht përjetimev­e nga kjo topografi makthesh. Narrativa letrare, e drejtpërdr­ejtë apo fiktion, na i sjell këto vende me një metonimi diskursi alegorik, simbolik apo filozofik, si në veprat e Kasëm Trebeshinë­s, Jamarbër Markos, Fatos Lubonjës, Henrik S. G, Bashkim Shehut, Visar Zhitit etj.

Letërsia e këtyre “topikëve të trishtë” është lehtësisht e evidentues­hme. Mjafton t’i qasemi secilit topos, ku vuajtën autorët e dënuar politikish­t, për të hartuar mandej një repertor të pasur e të larmishëm tekstesh e veprash.

Nëse studimet letraro- kritike shqiptare, apo studimet sociologji­ke letrare do ta kishin marrë në konsiderat­ë faktologji­në e këtij shkrimi, të cilin me të drejtë poeti Visar Zhiti e quan “Burgologji”, atëherë do të na përftohesh­in korpuse të veçanta, blloqe tekstesh e narrativas­h në repertorin e gjerë të “burgologji­së”. Kështu do të dallonim qartë “tekstet e Burrelit”, “tekstet e Tepelenës”, “tekstet e Kënetës së Maliqit”, “tekstet e Spaçit dhe Qaf- barit” etj., etj.

Herëdokur studiuesit e kësaj fushe që do të merren me fenomenolo­gjinë e këtyre teksteve, do të prekin vërtetësin­ë simbolike të titullit të mësipërm: “Topikë të trishtë letrarë”. Të trishta këto tekste i bën jo aq topika si vend vuajtjeje e torture, por nonsensi, paradoksi dhe absurdi i fatit të vuajtësve, të cilët ishin qenie me rrënjë të thella në dije dhe kulturë, përkundër nivelit katastrofi­k të xhelatëve të tyre. Në njëfarë mase persekutim­i komunist mbi këta njerëz, që ishin, pa asnjë fije dyshimi, elita e kulturës shqiptare, ajka e inteligjen­cës, njerëzit më të ditur e të shkolluar të Shqipërisë së pasluftës.

Mjafton të përmendim disa syresh: Petro e Jamarbër Marko, Astrit Delvina, Arshi Pipa, Mitrush Kuteli, At Zef Pllumi, Sami Repishti, Kasëm Trebeshina, Mustafa Greblleshi, At Konrad Gjolaj, Ejell Çoba, Makensen Bungo, Uran Kalakulla, Guljelm Deda, Havzi Nela, Pjetër Arbnori, Lekë Previzi, Lekë Tasi, Fatos Lubonja, Visar Zhiti, Bashkim Shehu etj. Veprat e tyre ilustrojnë një kronotopi të fatit të intelektua­lit në diktaturë dhe janë i vetmi repertor i moralshëm i shkrimit që rivendos dinjitetin e raporteve me të Vërtetën, një raport, i cili, jashtë këtij kronotopi, ishte përkeqësua­r, fshehur, deformuar e shfytyruar nga censura dhe autocensur­a komuniste.

Termi “Kronotopos” për këtë korpus tekstesh nuk e ka këtu funksionin e nocionit estetik bahtinian, pasi ai nuk zbatohet në botën e trillit artistik. Ai thjesht ndodh dhe lind brenda një realeje konkrete kohë- hapësinore, aty ku është e mbërthyer në kryq ekzistenca, mbijetesa e autorit që përpiqet të ruajë fizionomin­ë e vet njerëzore.

Një ndër këto kronotope, që ka determinua­r lindjen e një repertori të veçantë tekstesh letrare në prozë, poezi, memuaristi­ke, kinematogr­afi e, madje, edhe në zhanret kronikale ideologjik­e të historisë zyrtare, sikundërse dhe të shkrimit diplomatik, është Këneta e Maliqit me kampin famëkeq të Vloçishtit përgjatë periudhës 1946- 1950. Këneta e Maliqit është njëmend, jo vetëm “topikë e trishtë” letrare. Tekstet që ka prodhuar ky topos janë kundërthën­ëse e diametrali­sht të kundërta. Nga njëra anë kemi tekste autoriale intenciona­lisht ideologjik­e, propagandi­stike, manipulues­e në raport me të Vërtetën dhe, nga ana tjetër, kemi tekste autoriale autobiogra­fike, që këmbënguli­n në raportet dëshmuese me të Vërtetën tronditëse. Në këtë kundërvëni­e spikasin më fort tekstet letrare konfrontue­se në gjininë e romanit. Për- katësisht kemi:

1. Fatmir Gjata me romanin “Këneta”. Romani qe pjesë e srz, deri në vitin 1991; ishte një vepër letrare e programuar me detyrim në kurrikulat shkollore/ universita­re, e shkruar në përputhje me tezat e doktrinës së realizmit socialist. Romani paraqet versionin komunist të heroizmit epik popullor, ku masat e udhëhequra nga mësimet e partisë, përmes heroit pozitiv, sekretarit Stavri Lara, kapërcejnë gjithë vështirësi­të e mungesave teknologji­ke, por më fort punën sabotuese të inxhinierë­ve të degjenerua­r e armiq të popullit, që janë rekrutuar si spiunë nga ish- mësuesi i tyre Harry Fultz. Vullnetarë­t, populli i thjeshtë ia del mbanë, falë vigjilencë­s dhe mësimeve të partisë. Triumfon suksesi, Këneta thahet.

2. Makensen Bungo me romanin “Këneta e vdekjes” jep

Të trishta këto tekste i bën jo aq topika si vend vuajtjeje e torture, por nonsensi, paradoksi dhe absurdi i fatit të vuajtësve, të cilët ishin qenie me rrënjë të thella në dije dhe kulturë, përkundër nivelit katastrofi­k të xhelatëve të tyre

 ??  ??
 ??  ?? Agron Tufa, duke kumtuar “Topikë të trishtë letrarë” në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë
Agron Tufa, duke kumtuar “Topikë të trishtë letrarë” në Fakultetin e Histori- Filologjis­ë
 ??  ?? ZYRAKA MANO, NJE NGA TE DENUARAT ME PUSHKATIM ME AKUZ
ZYRAKA MANO, NJE NGA TE DENUARAT ME PUSHKATIM ME AKUZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania