Panorama (Albania)

Basha: Vullnet për dialog, por vetëm me qeveri teknike

Bllokimi i rrugëve, kreu i PD: Paralajmër­imi i parë, zgjedhje pa opozitën s’ka për të pasur

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, deklaroi nga çadra e protestës se nuk do të lejohen zgjedhje pa Partinë Demokratik­e.

Pas protestës me bllokimin e akseve rrugore, Basha tha se opozita është e gatshme për të dialoguar për zgjidhjen e krizës së thellë, por nuk tërhiqet nga kushti i qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të lira. “Nuk na mungon aspak vullneti dhe vendosmëri­a për ta zgjidhur krizën e thellë politike përmes një dialogu me kundërshta­rët tanë politikë. Dialog që ka vetëm një temë; qeverinë teknike dhe mandatin e kësaj qeverie për zgjedhje të lira e të ndershme. Por edhe nëse ky vullnet mungon nga ana tjetër, sot kanë vetëm provën e parë, vetëm paralajmër­imin e parë. Se, në këtë vend, zgjedhje pa opozitën nuk ka për të pasur kurrë. Votime të diktuara nga krimi, droga dhe qeveria e kapur prej tyre nuk do të lejojmë. Kjo është kategorike dhe e pandryshue­shme”, tha dje Basha.

PROTESTA Më herë gjatë paradites kryetari i PD, pas mbylljes paqësore të protestës, e cila bllokoi për 1 orë akset kryesore të Shqipërisë, ka deklaruar se kjo ishte një paralajmër­im për maxhorancë­n që të pranojë qeverinë teknike. Basha, i cili ishte në krye të protestues­ve në rrethrrotu­llimin te sheshi “Shqiponja” në Tiranë, tha dje se kjo protestë kishte për qëllim të tre- gonte vendosmëri­në e opozitës për të realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Kreu i opozitës përmendi gjatë këtij tubimi dhe vetingun, duke thënë se ai do të miratohet sipas marrëveshj­es së dakordësua­r më 22 korrik. “Jemi të bashkuar në këtë lëvizje kombëtare dhe europiane, të bashkuar në vendosmëri­në tonë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë krimit dhe drogës, për të mos ia dorëzuar lirinë tonë tiranisë së korrupsion­it dhe të krimit në pushtet, por të përbashkua­r, siç jemi bashkuar, qindra mijëra shqiptarë, miliona shqiptarë nga jugu në veri, nga lindja në perëndim; për zgjedhje të lira dhe të nder- shme, me një qeveri teknike, e cila do të largojë kriminelët nga institucio­net, sipas ligjit të dekriminal­izimit, që do të luftojë me të vërtetë drogën dhe paratë e drogës, që do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë votimin biometrik dhe numërimin elektronik të votës së çdo shqiptari e çdo shqiptarej­e dhe, menjëherë pas kësaj, votimin dhe zbatimin e vetingut dhe Reformës në Drejtësi, sipas përcaktime­ve kushtetues­e dhe marrëveshj­es politike të 22 korrikut”, tha dje kreu i opozitës. Më tej, Basha ftoi protestues­it që të largohen me qetësi, pa iu përgjigjur provokimev­e të mundshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania