Panorama (Albania)

INCIDENTI NË LUSHNJË

-

Protesta e zhvilluar nga opozita në rrethrrotu­llimin e Plugut në Lushnjë ishte e vetmja që regjistroi një incident mes protestues­ve dhe përfaqësue­sve të Policisë së Shtetit. Në kohën kur protestues­it u vendosën në rrugë në rrethrrotu­llimin e Plugut, një efektiv policie ka kërkuar të shpërndajë turmën. Veprimi i efektivit të Policisë është marrë si provokim nga demokratët të cilët kanë kërkuar largimin e tij, duke tentuar edhe ta largojnë me forcë. Por me ndërhyrjen e deputetëve të PD- së dhe organizato­rëve të protestës, situata është normalizua­r brenda pak minutash për të vijuar në mënyrë të qetë deri në orën 12: 00. Policia e Shtetit deklaroi se e ka dokumentua­r rastin në fjalë dhe do të nisë procedimet për protestues­it dhe organizato­rët e protestës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania