Panorama (Albania)

Opozita kërkon President nga populli

-

Kryetari i PD- së, Lulzim Basha, propozoi pak ditë më parë zgjedhjen e Presidenti­t nga populli, si përgjigje të ofertës së maxhorancë­s që ta zgjedhin Presidenti­n e ri me pjesëmarrj­en e opozitës. “Na kanë ftuar këtë javë për punën e Presidenti­t! - tha Basha në çadrën e protestës. – “Ne i kemi votat, po hajdeni ta bëjmë me konsensus! Ne i kemi paret, po hajde ta blejmë bashkë!” – Sikur po blejmë ndonjë viç për drekë?! Pse, i kujt është Presidenti? I Ramës, i Metës, apo i Bashës? Ndaj dhe oferta ime është: të zgjedhim President nga populli! Ndaj ju japim vetëm një dhe vetëm një ofertë: ta ndryshojmë Kushtetutë­n dhe ta zgjedhë populli shqiptar!”, tha Basha gjatë fjalës së tij në çadrën e opozitës. Mungesën e përgjigjes për këtë propozim, kreu demokrat e quajti pazar mes Ramës dhe Metës. “24 orë pas këtij propozimi, dhe Rama dhe Meta kanë heshtur. Në pazaret e tyre gjithçka për pasurinë dhe pushtetin, por asgjë për qytetarët. Ne nuk pranojmë pazar me postin e Presidenti­t të ri”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania