Panorama (Albania)

Bogdani fikson 55 lojtarë: Ja plani im me Kombëtaren

Trajneri: Po flas edhe me ata të rinj që përfaqësua­n Italinë

- OLSI TUJANI

Erjon Bogdani ka besim se Kombëtarja U- 19 mund të bëjë hapa të rëndësishë­m në të ardhmen.

Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri kuqezi konfirmoi se pret të krijojë një bazë me rreth 55 lojtarë, nga i cili do të dalë grupi që do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në eliminator­et e Europianit të kësaj grupmoshe. Ai konfirmoi se është në bisedime me lojtarë shqiptarë që kanë luajtur me grupmoshat e Italisë më parë. Gjithashtu, ish- sulmuesi pranoi se edhe Federata e Italisë mund të jetë në kontakt me disa nga futbollist­ët kuqezi. Për grumbullim­in - "Është grumbullim­i i dytë pas turneut që kemi zhvilluar në Romë. Është kryesisht me lojtarë që luajnë në kampionati­n shqiptar. Kemi 4 lojtarë që vijnë nga jashtë. Dhe është një mënyrë për të parë sa më shumë lojtarë dhe pastaj, nga shtatori do të tregoj listën kryesore me të cilën do të zhvillojmë kualifikue­set e tetorit".

Për lojtarët - "Turneu i parë në Romë ishte prej 18 lojtarësh, sot janë 21, që bëjnë 39 lojtarë. Janë edhe 13- 14 për t'u parë, pastaj nga e gjithë lista me rreth 55 lojtarë do të zgjedh ekipin që do të përfaqësoj­ë Shqipërinë në tetor. Megjithatë, mund të ketë ndonjë surprizë, pasi flasim gjithmonë për moshë ku duhet të kemi kujdes, pasi njëri mund të paraqitet mirë dhe ka derën e hapur në ekipin e parë".

Për kampionati­n - "Kampionati nuk diskutohet që ka shumë gjëra për t'u përmirësua­r, ka lojtarë të mirë, por në këtë moshë e kanë vetë në dorë, pasi duhet të punojnë sa më shumë dhe të japin maksimumin në ndeshje. Kam parë në këto muaj që ka lojtarë, por luajnë me faza gjatë ndeshjes. Duhet që t'i heqin këto faza. Kur luan me Kombëtaren, luan me ekipe të forta dhe duhet ritëm e të vraposh më shumë për të arritur rezultatin".

Për objektivin - "Deri tani kemi shumë shpresa, sepse ka shumë lojtarë të mirë që deri tani po paraqiten mirë me ekipet e tyre. Kam parë shumë lojtarë që janë në Itali, nuk po flas vetëm për ata të datëlindje­s 1999, por edhe ata 2000, që janë në gjendje të luajnë që këtë vit. Ka shumë lojtarë që jo vetëm janë kryesorë në skuadrat ku luajnë me paratërinj­të apo të rinjtë, por janë edhe kapitenë të skuadrave më të rëndësishm­e në Itali. Janë lojtarë që e kanë vetë në dorë të ardhmen e tyre".

 ??  ?? Erjon Bogdani
Erjon Bogdani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania