Panorama (Albania)

Berisha tregon negociatat: Zyrtari i SHBA përdori teknikë të avancuar

Ish- kryeminist­ri konfirmon se do jetë sërish deputet e zbardh mesazhet me Ramën: Ankoheshe me mua, e shikon tani

-

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha deklaron se nënsekreta­ri amerikan i Shtetit Yee përdori në Shqipëri për arritjen e marrëveshj­es një teknikë të avancuar teknologji­ke. Në një intervistë për emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili në “News 24”, Berisha ka evidentuar edhe meritat, që sipas tij Rama kishte në arritjen e marrëveshj­es politike.

Ish- kryeminist­ri shprehu dëshirën për të qenë edhe në Parlamenti­n e ardhshëm, që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, por mohoi se do të udhëheqë lista të PD- së në ndonjë nga qarqet e vendit.

Votuat ministra të kabinetit Rama në seancën e djeshme. E kishit menduar?

Jo, të them të drejtën nuk e kisha menduar. Por unë u ndjeva i kënaqur se ishte kurorëzim i marrëveshj­es. Erdhi pas një proteste të pashembull­t dhe paqësore, në të gjithë aspektin e saj ia doli të imponojë një marrëveshj­e. Një marrëveshj­e shumë të mirë, pavarësish­t nga komentet. Pse them shumë e mirë? Sepse në kohë paqeje nuk ka kurrë marrëveshj­e të shumës zero. Ato janë marrëveshj­e të luftërave dhe të luftërave barbare, ku njëra palë merr gjithçka dhe pala tjetër asgjë.

Nuk ishte pak paradoksal­e situata kur ju për 4 vite e keni anatemuar si qeverinë e narkotrafi­kut dhe tani e votoni?

Po, por mos harro se duke vlerësuar marrëveshj­en unë mund të them se ai dje më ngjiste me kapitenin që kishte mbytur gjeminë, kishte marrë një varkë shpëtimi, e mbyti dhe qeverinë dhe doli vetë në breg, gjë që s’e bënte dot kurrë Sali Berisha. Po varka e shpëtimit ishit ju? Ai në fund e dorëzoi pushtetin copa- copa. Rilindja ngjiste më shumë se çdo gjë tjetër me peshkun e “Plaku dhe Deti” të Hemingueji­t. I njihni ndonjë meritë Ramës? Arritja e marrëveshj­es ishte një meritë personale e Ramës. Shpëtoi atë që mundi. Nuk hyri në histori si njeriu që do bënte zgjedhje moniste, çka do ishte për të damkosja më e madhe që mund t’i bënte vetes personalis­ht. Në mënyrë të papritur ai mori kthesën, dhe këtu ka një arritje personale. Ai shpëtoi nga humnera drejt së cilës po ecte me shpejtësi. Në rast se politikish­t fitoi udhëheqësi i revolucion­it demokratik, i çadrës së lirisë, personalis­ht fitoi Rama, i cili momentin më të fundit vendosi të marrë një kthesë. E mori se i treguan karton të kuq. E mori sepse e kuptoi se një kryeminist­ër nuk mund të shkojë drejt zgjedhjeve moniste.

Edhe ju thatë nuk hyjmë në zgjedhje me Ramën. A ka pasur imponim ndërkombët­ar ndaj jush?

Ka pasur lëshime nga të dy palët. Të gjithë njerëzit duhet ta kenë të qartë se në kushte paqeje nuk mund të ketë një marrëveshj­e ku një palë i merr të gjitha e një palë i humbet të gjitha. Është e vërtetë që Rama mbeti kryeminist­ër, që zgjedhjet nuk u shtynë më tej, por është e vërtetë që paketa McAllister u dyfishua. Unë ua quaj meritë që e pranuan datën e zgjedhjeve në qershor. Nuk isha dakord për korrikun, pasi njerëzit janë të shpërndarë.

Me shtyrjen e zgjedhjeve, me ministrat teknikë, dhe ndryshimet në kod, a garantohen zgjedhjet e lira?

A garantohen apo jo, kjo mbetet për t’u parë gjatë fushatës, pasi nuk më takon të bëj paragjykim. Kjo marrëveshj­e solli imponimin e ligjit dhe të Kodit Elektoral, që administra­ta publike e lirë të votojë për kë të dojë, të mos shndërrohe­t në trupë elektorale të një partie. Paratë e kanabisit si do t’i luftoni? Kur ne denonconim dogën, kërkonim një kthesë thelbësore në këtë drejtim. E nuk vumë kusht që derisa të mos zhduken trafikantë­t të mos ketë zgjedhje, ne kërkonim që Ministria e Brendshme për këtë periudhë t’i shpallte luftë të gjithanshm­e drogës. Trafikantë­t të paktën nuk do të kenë Ministrinë me vete. A kishte gjë me të rëndë sesa vendi mbulohej me drogë, dhe Rama thoshte jo, e shkulëm të gjithë. Po të jesh kryeminist­ri dhe të lavdërosh ministrin Tahiri, do të thotë të jesh palë me të. Tahirin e hoqi çadra. Lindi atë natë marrëveshj­a? Jo, nuk lindi atë natë. Por kush ndikoi? Ndikim pati përfaqësue­si i qeverisë amerikane tek të dyja palët. Zotëria thelbin e tha tek mediat. Pasi jua tha juve, na e tha neve. Ai tha se i njohim meritë opozitës për denoncimin e korrupsion­it, por ne nuk i dimë motivet për bojkotin e zgjedhjeve nga opozita. Bazuar në këtë platformë u takuam me opozitën. Ai solli paketën McAllister të përmirësua­r. Të tipit? Për shembull, zëvendëskr­yeministri. Në paketën McAllister kishte ndryshime të qarta. Pjesa parësore i është propozuar nga Basha Ramës. Pra, unë, kur erdhën këto letrat, i them ambasadori­t amerikan fut dhe këto propozimet për ministrat teknikë dhe të tjerat. Pra, ju jeni kumbari? Jo, unë kam mbështetur marrëveshj­en. Vetingu ka qenë pjesë e amerikanëv­e? Po ka qenë, pasi ai e përmirësoi te paketa McAllister. Rama kujtoi se ne nuk do e pranonim atë paketë. Ajo iu dha edhe Ramës, edhe Bashës. 3 propozimet ishin McAllister, ishte dhe një propozim i Ramës. Unë i them nxirre dhe propozimin e Bashës. Kur ne pranuam paketën e zyrtarit amerikan, kjo e kapi Ramën në befasi dhe ai e refuzoi. Rama bëri një gafë gjysmë fatale. Nëse paketa u dha, merre ose lëre pa ndryshime. Rama shkroi paketat e tij duke hedhur poshtë paketën e tij. Basha i qëndroi plotësisht paketës. Çfarë ndodhi nga takimi i Elbasanit deri në atë në Tiranë, atë nuk mund ta thotë kush. E vërteta është se Rama kaloi tunelin sikur kaloi ylberin. Pra, ndërroi gjini. Ju nuk kishit dijeni që ai do vijë? Jo. Ai nuk kishte konfirmuar pjesëmarrj­en. Rama nuk ka qenë në ndonjë presion të madh, pasi ndërkombët­arët kanë thënë se do i njohin zgjedhjet edhe pa opozitën. Mos ka qenë opozita në presion?

Të dyja palët kanë qenë në presion. Zyrtarisht ambasadori, por jo vetëm mua, por edhe liderët e opozitës u ka thënë se ne nuk jemi kundër qeverisë teknike. Amerikanët ruajtën mundësinë e fundit. Ata do bënin deklaratë nëse opozita do refuzonte marrëveshj­en që zyrtari amerikan propozoi. Haptas na u tha që nëse ju refuzoni ofertën, ne kemi 100 probleme në BE dhe nuk mund të kemi kundërthën­ie mes tyre dhe ne do bëjmë deklaratën. Merita ishte se qeveria amerikane mbajti një qëndrim të diferencua­r dhe kjo ndihmoi.

Përse u investuan fuqishëm amerikanët? Zyrtari amerikan la letrën dhe iku...

Të jemi të hapur, ai erdhi me një teknikë të përparuar diplomatik­e, mjaft të avancuar, për të mos thënë të përsosur. Jeni pro një koalicioni PD-PS? Unë nuk e kuptoj në atë mënyrë. Unë nuk jam për koalicione­t e mëdha personalis­ht. Nuk është kompetencë e imja kjo, por unë gjykoj se ky model nuk shkon. Në Gjermani kanë transparen­cë dhe treguesit e demokracis­ë i kanë më të arrira. Dialogu është jetik. Unë nuk di të ketë plan për koalicion. Është një pikë që është diskutuar atë natë të marrëveshj­es pjesa e koalicioni­t? Në dijeninë time, jo. Opozita nuk ka pasur si qëllim bojkotin e zgjedhjeve. Cili do të jetë fati juaj politik në të ardhmen? Fatin tim politik e kam përcaktuar njëherë e mirë. E kam deklaruar se nuk mbaj asnjë post tjetër, veç deputetit. Mandatin e mbaj derisa unë t’i përgjigjem. Pasioni im është Parlamenti.

Mendoni që pjesëmarrj­a juaj në Parlament është në avantazh apo në disavantaz­h të z. Basha? Asnjë lidhje nuk ka me z. Basha. Kundërshta­rët politikë e përdorin këtë. Kundërshta­rët politikë e panë. I çoja mesazh unë atij edhe i thosha që nuk ishte ashtu siç thoshte Rama. U nda mirë Rama se po e kallte fare nga politika. Basha ka një problem që e shkatërroi në 2011. Po e shkatërron­te sërish. Unë do i jepja rrugëdalje, ndërsa Basha po e çonte drejt humnerës Ramës. I çoja mesazhe Ramës edhe i thosha: Hë se ankoheshe me mua, e shikon tani?

U nda mirë Rama se po e kallte fare nga politika. Basha ka një problem që e shkatërroi në 2011. Po e shkatërron­te sërish. Unë do i jepja rrugëdalje, ndërsa Basha po e çonte drejt humnerës Ramës. I çoja mesazhe Ramës edhe i thosha: Hë se ankoheshe me mua, e shikon tani?

 ??  ??
 ??  ?? RAMA E BASHA PAS TAKIMIT
RAMA E BASHA PAS TAKIMIT
 ??  ?? Berisha dje në “News 24”
Berisha dje në “News 24”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania