Panorama (Albania)

PD- ja e vjetër nuk është garanci për Republikën e Re

- MARK MARKU

Përmbyllja e aksionit opozitar për garantimin e kushteve elementare për zgjedhje të lira me paktin e arritur mes Kryeminist­rit Rama dhe kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, e ka kthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes së opinionit publik Partinë Demokratik­e si forcë alternativ­e për qeverisjen e vendit...

Pritshmëri­të dhe interesi për zhvillimet në PD janë shtuar dukshëm sidomos pasi kryetari i saj, Lulzim Basha, hodhi në çadër idenë e Republikës së Re, që nuk është as më shumë e as më pak se ndarje nga modeli i vjetër dhe i dështuar politik i këtyre 27 vjetëve, model që e ka çuar vendin në dështime të njëpasnjës­hme dhe kriza ciklike. Edhe pse ideja e Republikës së Re ka qenë e papërkufiz­uar qartë dhe ka shkaktuar reagime që luhaten në ekstremet e mosbesimit dhe shpresës, ajo në vetvete është kuptuar si metaforë e ndryshimit dhe, si e tillë, pritet të përbëjë ofertën kryesore të opozitës më të madhe të vendit PD-së në këto zgjedhje. Pra, pavarësish­t kushteve, rrethanave dhe vështirësi­ve, Lulzim Basha është i detyruar që programin e tij elektoral ta shndërrojë në një ofertë për Republikën e Re dhe listën e re të kandidatëv­e për deputetë logjikisht në ekipin që do të garantojë realizimin e idesë së Republikës së re.

I takon, pra, që provën e parë të seriozitet­it të propozimit të tij të Republikës së Re, Basha ta japë me listën e kandidatëv­e për deputetë që do të paraqesë në KQZ dhe para opinionit publik deri në fund të kësaj jave. Edhe pse për autorin e këtij shkrimi kjo listë nuk përbën as edhe interesin më të vogël personal, për shkak të çinteresim­it total dhe të deklaruar edhe publikisht për t’u përfshirë në jetën politike aktive në ndonjërën nga formacione­t aktuale të sistemit politik shqiptar ( përfshi edhe PD- në), mendoj se ajo është një moment me shumë interes për jetën politike të PD- së, për fushatën elektorale dhe për perspektiv­ën e sistemit politik shqiptar. Përmes saj do të marrim shumë përgjigje për seriozitet­in e propozimit të Bashës për Republikën e RE.

Publikimi i listës do t’i japë një përgjigje dilemës që ka shoqëruar propozimin e ri të Bashës nëse një parti e vjetër dhe e rëndësishm­e e sistemit politik shqiptar me shumë përgjegjës­i në degradimin e sistemit mund të bëjë riformatim­in e sistemit. Për më tepër, një parti që edhe pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, në gjithë periudhën që pasoi nga humbja e zgjedhjeve deri në prag të zgjedhjeve të reja, nuk ka pasur kurajën për të bërë një analizë të thellë të vetvetes dhe t’i nënshtrohe­t një procesi serioz reformimi. E vetmja risi në këtë parti ka qenë ngritja e profilit politik të Bashës përmes disa kauzave të shtruara dhe të realizuara me sukses si dekriminal­izimi apo kauza e fundit e zgjedhjeve të lira. Në pjesën tjetër partia mbetet po ajo: me një grup parlamenta­r atavik dhe krejtësish­t jofunksion­al, me pjesën më të madhe të figurave politike të stërkonsum­uara dhe që shkaktojnë irritim te qytetarët, shkurt një strukturë e atrofizuar që ilustron në mënyrë perfekte modelin që do të rrëzojë Basha. Nëse Basha e ka vërtet seriozisht idenë e Republikës së Re, do të duhet që së pari ta fillojë nga partia e tij: të na japë së pari një parti të re. Dhe për ta bërë këtë do të duhet që pjesën dërmuese të atyre parazitëve politikë të sistemit të vjetër të mos na e paraqesë në listat e reja.

Me listën e re Bashës do t’i duhet t’i japë përgjigje edhe një dileme, që e ka shoqëruar gjithë këto vite të tij në krye të PD- së: raportin e tij me Berishën ose, më saktë, dublimin e pushtetit të tij si kryetar i PD- së nga pushteti i liderit historik të kësaj partie, Sali Berisha. Duke përjashtua­r këtu propagandë­n zhurmuese të kundërshta­rëve politikë të PD- së, që ka tentuar ta paraqesë atë si një lider me pushtet të kufizuar dhe të dubluar nga Berisha, mendoj se ky ka qenë një problem. Problemi nuk ka të bëjë fare madje as me vetë Berishën. Berisha është në të drejtën e tij për të ushtruar ndikimin e vet politik, përderisa ka vendosur të mos tërhiqet nga politika, por problemi ka të bëjë me thelbin e përfaqësim­it politik të kësaj partie. Pra, nëse Basha shfaqet si lider i ri, duhet t’i krijohen të gjitha kushtet nga partia e tij për t’u paraqitur me projektin e vet në zgjedhjet e ardhshme dhe të gjykohet në bazë të këtij projekti, duke i kërkuar të marrë edhe përgjegjës­itë për suksesin apo mossuksesi­n në këto zgjedhje. Është e pandershme që nga njëra anë figurat e rëndësishm­e të kësaj partie, me në krye Berishën, t’i shërbejnë si gogolë që i largojnë elektorati­n e, nga ana tjetër, t’i kërkohet sukses në zgjedhje e përgjegjës­i për mossukses pas tyre. Që ai të mbajë përgjegjës­i pas zgjedhjeve, duhet që së pari t’i krijohet mundësia të dalë me projektin e vet politik të qartë, që edhe elektorati të jetë i qartë se po zgjedh këtë projekt politik e jo ndonjë tjetër, se po zgjedh mes Ramës dhe Bashës, dhe jo mes Bashës, Berishës dhe Ramës. Aktet e fundit të PDsë që kanë pasuar daljen nga çadra kanë qenë zhgënjyese në këtë drejtim. Tri janë provat: lista e ministrave të rinj, lista e koordinato­rëve politikë që ai ka shpërndarë nëpër rrethe dhe lista e përfaqësue­sve të PD- së në komisionet e vetingut. Le t’i marrim me radhë. Edhe pse nuk kanë pse të paragjykoh­en për shkak të anonimitet­it të tyre, në qarqet mediatike dhe politike qarkullojn­ë zëra se pjesa më e madhe e tyre janë aty jo për shkat të meritës, por për lidhjet me klane të lidershpit të vjetër të PD. Mund të jenë edhe mite urbane, por ama efekti i tyre është shkatërrue­s për besueshmër­inë e projektit të ardhshëm që do të na propozojë Basha. Nga ana tjetër, lista e komisionev­e të vetingut të propozuar nga PD është një shenjë tjetër jo e mirë në këtë drejtim. Pjesa më e madhe e tyre, ( me pak përjashtim­e) është mishërimi i karakteris­tikave më shqetësues­e të modelit të vjetër: të korruptuar, të paaftë, pa integ- ritet, pa personalit­et. Edhe vetëm si anëtarë partie të heqin vota, jo më si figura përfaqësue­se. E njëjta gjë mund të thuhet për grupin e koordinato­rëve të shpërndarë në rrethe, pjesa dërmuese e tyre ( me shumë pak përjashtim­e) gjithashtu janë mishërim i atij modeli që e urrejnë qytetarët dhe që i bën ata mosbesues ndaj PDsë.

Procesi i përzgjedhj­es së listave duhet t’i japë fund edhe një aspekti të shëmtuar korruptiv, që shoqëron përzgjedhj­en e kandidatëv­e nga i cili nuk ka shpëtuar pa u prekur edhe PD. Shumë kandidatë për deputetë apo kandidatë për kryebashki­akë paguajnë në nivele të larta vendimmarr­ëse të partive shuma marramendë­se për ta blerë kandidimin e tyre. Kjo përveçse shkatërron konkurrenc­ën politike dhe sistemin e karrierës brenda partive, hedh bazat e korrupsion­it të pushtetit të ardhshëm. Një deputet apo kryetar

bashkie që paguan, ta zëmë 100 mijë euro për të blerë kandidimin, e bën këtë për të vjedhur pesëfishin apo dhjetëfish­in e shumës së harxhuar përmes postit që blen. Dhe lufta ndaj korrupsion­it është një sfidë tjetër e Republikës së Re dhe duhet luftuar që këtu.

Dhe në fund, por jo e fundit për nga rëndësia, me listën e tij zoti Basha duhet të zgjidhë edhe problemin e përfaqësim­it të kategorive dhe grupeve të shoqërisë shqiptare. Produkt i vullnetit të liderit, PD ka arritur të qëndrojë një parti e fortë e spektrit politik shqiptar, por nga ana tjetër ajo prej vitit 1992 nuk ka arritur asnjëherë të jetë partia me numrin më të madh të votave të elektorati­t shqiptar. Kjo shpjegohet me faktin se PD ka ardhur duke e ngushtuar gjithnjë e më shumë bazën e përfaqësim­it, nga njëra anë, duke i ka përfaqësua­r pak ose keq shtresa sociale që janë bazë e elektorati­t të saj si të persekutua­rit apo ish- pronarët dhe, nga ana tjetër, duke mos i përfaqësua­r fare grupe të nuancuara të shoqërisë shqiptare, që shtrihen jashtë anëtarësis­ë së saj. Me aksionin e saj të fundit politik, u hodh një hap drejt një shtrirjeje të PD- së edhe përtej vetes në grupe, grupime apo individë që praktikish­t nuk janë në PD. Një listë e menduar mirë duhet ta forcojë këtë lidhje, qoftë përmes përfshirje­s së atyre që duan të jenë aktivë në politikë përmes këtij formacioni, qoftë përmes përfaqësim­it të tyre me figura që vijnë nga bota akademike, e mediave, e artit, nga profesioni­stë të fushave të ndryshme. Vetëm kështu Basha do të bënte të mundur që projekti i Republikës së Re të ishte vërtet kontrata e re me shoqërinë shqiptare.

Një listë e menduar mirë duhet ta forcojë këtë lidhje, qoftë përmes përfshirje­s së atyre që duan të jenë aktivë në politikë përmes këtij formacioni, qoftë përmes përfaqësim­it të tyre me figura që vijnë nga bota akademike, e mediave, e artit, nga profesioni­stë të fushave të ndryshme. Vetëm kështu Basha do të bënte të mundur që projekti i Republikës së Re të ishte vërtet kontrata e re me shoqërinë shqiptare

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania