Panorama (Albania)

Çadra e mundimshme që shpëtoi vendin

- JAMARBËR MALLTEZI

Shqipërian­uk është më si pak muaj më parë. Ka një qetësim pas shumë muajsh tension. Ka një marrëveshj­e politike që secila palë tenton ta gjykojë dhe paraqesë nga interesi i vet. Por le të tërhiqemi një hap pas dhe ta shohim nga interesi i vendit dhe domethënie­s që pati ky moment për vendin...

Pak muaj më parë patëm një ministër të Brendshëm që akuzohej botërisht si i lidhur me një nga bandat më të rrezikshme kriminale në vend, aq saqë shefat e policisë refuzonin urdhërarre­stet e Prokuroris­ë ndaj kapobandës. Patëm drejtorë policie që nuk lëviznin, pavarësish­t skandaleve dhe trafiqeve, ku nuk cenohej asnjë parcelë drogë nëse i ishte dhënë 30% e prodhimit paraprakis­ht policisë, dhe ku banditët blinin jo vetëm lirimin nga burgu, por edhe vendin e deputetit.

“Policia që duam” rezultoi shumë më keq sesa një dështim. Me dhjetëra shefa policie u angazhuan në prodhim, grumbullim dhe transport droge, duke etiketuar Shqipërinë si narko- shtet në mediat më prestigjio­ze të botës. Kapja e mbi 100 tonë drogë vetëm në 5 muaj të 2017 alarmoi deri edhe kryeprokur­orin e antimafies italiane.

Rrokopuja e vendit ishte në trajektore të rrezikshme. Ndërsa kishim 25 vjet që Shqiptarët vriteshin për tokën, tani filluan vrasjet masive për drogën. Kartelet filluan luftën me njëri- tjetrin dhe kemi qenë dëshmitarë të ekzekutime të bosëve të drogës, por edhe vrasje të shumë hallexhinj­ve që punonin me mëditje. Asnjë vend nuk është zhvilluar përmes drogës, ndonëse për shumë të papunë duket si një mundësi e mirë fitimi.

Prodhimi masiv i drogës po kufizonte edhe lëvizjen e lirë të shqiptarëv­e brenda vendit, ndërkohë që kishin lëvizje të lirë në gjithë Europën. Pati shumë segmente të shoqërisë që e lidhnin drogën me një miratim të hapur apo të heshtur amerikan, pasi ishte e paimagjinu­eshme që prodhimi kaq masiv të mos raportohej as në raportet e Departamen­tit të Shtetit dhe as të BE- së. Vetëm kur ambasadori i SHBA- ve njoftoi para pak muajsh se kishte qysh në maj 2016 që i kish kërkuar ministrit të Brendshëm që të arrestohej Balili ( një trafikant drogë me influencë dhe qindra prona përmes trafiqeve në Jug), veç atëherë opinioni shqiptar filloi të reflektont­e se nuk kish një plan global për kanabizimi­n e vendit, por një synim qeveritar për të instrument­alizuar drogën për interesa pasurimi, por edhe elektorale.

Zgjedhjet e kryera në Dibër ishin treguesi më i qartë i efektit të drogës, por edhe i angazhimit të segmenteve të krimit të organizuar në bashkëpuni­m me segmente të shtetit për diktimin e rezultatit të zgjedhjeve. Gazetarë të njohur thonë se ata nuk guxonin të raportonin në mediat e tyre ato që shihnin në terren. Format më meskine të krimit, përfshi edhe kërcënimin e familjarëv­e me bukën e gojës, u përdorën për uzurpimin e zgjedhjeve në Dibër.

Në këto kushte të situatës së drogës, krimit dhe korrupsion­it u hap çadra e opozitës në bulevard. Çadra shërbeu si një kambanë alarmi për shoqërinë dhe arriti të përçojë rrezikun që i kanosej vendit nga kriminaliz­imi i çdo segmenti të shtetit.

z. Rama u detyrua të shkarkonte ministrin e Brendshëm ( dhe bashkë me të edhe 3 të tjerë si garniturë). Ministri i ri ndryshoi drejtorët e policive nëpër qarqe dhe ata që ishin kthyer në “të paprekshmi­t” ikën si figurina pa asnjë peshë. Kjo masë e vlefshme ishte njëherësh edhe përforcim i akuzave disavjeçar­e të opozitës për përfshirje të policisë në droge dhe krim.

Zyrtari i lartë amerikan, z. Yee, javën e shkuar i dha të drejtë opozitës në 3 pika kyçe, përkatësis­ht ( 1) droga, ( 2) krimi, dhe ( 3) korrupsion­i, të gjitha me përgjegjës qeverinë dhe personalis­ht z. Rama. Z. Yee nga ana tjetër i kërkoi opozitës të marrë pjesë në zgjedhje, natyrisht duke marrë masa për eliminimin e këtyre problemeve madhore për të krijuar kushte të përshtatsh­me për zgjedhje. Caktimi i ministrave teknikë, disa me shumë eksperienc­ë dhe integritet, duket se ka qetësuar tensionet e ngritura dhe premton të garantojë disa elemente thelbësore të zgjedhjeve të lira si kufizimi i ndikimit të kanabisit në blerjen e votës, mosdetyrim­in e administra­tës për pjesëmarrj­e të detyruar në fushatë elektorale etj.

Çadra e kurseu historinë shqiptare nga zgjedhjet farse dhe pa opozitë, siç desh e çuan vendin në qorrsokak disa mendjenxeh­të që menduan për prodhim laboratori­k të opozitave, sipas oreksit të qeverise apo sipas ryshfeteve të diplomatëv­e.

Ajo çadër e mundimshme për 90 ditë shërbeu për të parë të vërtetat në sy dhe për të reflektuar të gjithë si shoqëri. I shërbeu Bashës dhe opozitës për të ndërgjegjë­suar gjithë opinionin për krimin, drogën dhe korrupsion­in, por po aq i shërbeu edhe Ramës për të reflektuar dhe mosndjekur një rrugë pa krye. Çadra i shërbeu vendit për stabilitet dhe rikthim në zgjedhje pluraliste. Uroj të ketë qenë edhe një ogur i mirë për fillimin e luftës ndaj krimi dhe drogës, dhe që në të ardhmen droga dhe krimi të mbahen larg politikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania