Panorama (Albania)

Meta për koalicione­t: LSI e hapur me të gjithë, marrim mbi 34 mandate

“Me rezultatet e vitit 2015, LSI merr të paktën 34 mandate”

- FATION BINJAKU

Ish- kryetari I LSIsë, njëherësh kryetar i Parlamenti­t, Ilir Meta, deklaroi dje se Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë surpriza në zgjedhjet e 25 qershorit.

Meta ka sqaruar se LSI nuk ka dalë e dëmtuar nga marrëveshj­a mes PS dhe PDsë, por ai tha se Lëvizja Socialiste për Integrim do të fitojë më shumë se 34 mandate në zgjedhjet e qershorit. Për Metën, LSI sipas projeksion­it të votave të vitit 2015, fiton në Tiranë 7 mandate deputetësh, në Elbasan katër mandate, në Durrës katër, Fier katër mandate dhe Korçë tri mandate. Meta në fjalën e tij nuk përmendi 7 qarqet e tjera, në të cilat sot LSI përfaqësoh­et me 1 deri në dy deputetë. “Janë të hapura për të gjithë dhe mund të them që LSI duhet edhe të falënderoj­ë të dy kryetarët e partive për këtë përjashtim, që ata nuk e kanë bërë me qëllim, por për shkak të kohës ndoshta të ngushtë të koalicione­ve. Kam dëgjuar shumë komente qëllimkeqe, që duan të krijojnë idenë sikur është bërë një marrëveshj­e kundër LSI- së. Në fakt, kjo është marrëveshj­a që ndihmon dhe favorizon shumë LSI-në. Mjafton t’ju them që në mënyrë shumë të qartë me rezultatet e zgjedhjeve vendore të vitit 2015, LSI- ja merr të paktën 34 mandate deputetësh në të gjithë vendin. Po të kthehemi dy vjet pas kuptohet që rritja do të jetë në një progresion ndoshta të pamenduar: mjafton t’ju them që sipas 2015- ta ka të paktën 7 mandate të sigurta në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan, 3 në Korçë e shumë qarqe të tjera”, u shpreh dje Meta.

VOTAT E 2015 Meta është shprehur më tej se në vitin 2015 LSI mori 70 mijë vota në Tiranë, por ato sipas tij do ishin më shumë nëse kryetari i Bashkisë do ishte i saj. Meta tha se LSI nuk ka përfituar nga koalicioni me PS dhe se në vitin 2017 votat e saj do dyfishohen. “Në qarkun e Tiranës janë mbi 70 e ca mijë vota dhe mund të them se po të ishte kandidat i LSI- së kryetari i Bashkisë së Tiranës, do kishin qenë 100 mijë vota. Por ishte z. Veliaj dhe ishte më e favorizuar PS- ja. Edhe për vitin 2013 LSI- ja nuk ka përfituar nga PS- ja. Përfitimi ka qenë reciprok, sepse LSI ka marrë 180 mijë vota, ndërkohë që ka marrë 16 mandate. 16 mandate në 2013, 34 mandate në 2015. Tani të gjithë ata që dinë matematikë dhe e dinë që forca e LSI- së është rinia, e kuptojnë se ku është rezultati në 2017- n”, tha dje kreu i Kuvendit. Duke folur për koalicione­t e mundshme paszgjedho­re, Meta tha se krahët e LSI janë të hapura për bashkëpuni­m për këdo. “Krahët e LSI- së janë të hapur për të gjithë. Në fakt, kjo është marrëveshj­a që ndihmon shumë dhe favorizon shumë LSI-në”, u shpreh ai, duke e shoqëruar deklaratën me batutën e tij të njohur. “Jemi në moment pozitiv dhe të ecim përpara me qetësi, me dashuri dhe pa xhelozi”, u shpreh ai.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania