Panorama (Albania)

Sherr mes punëtorëve, dy të vrarë e një i plagosur

Ngjarja në Durrës, një nga viktimat me probleme mendore

- DURRES/

Një sherr mes punonjësve të një biznesi në zonën pyjore të bregdetit të Rrushkulli­t përfundoi me dy të vdekur e një tjetër të plagosur.

Sipas Policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 13: 20, ndërsa personat e përfshirë në konflikt janë shtetasit Lulëzim Qame, 40 vjeç, E. Xhaferri, 50 vjeç dhe Yzeir Shallari, 60 vjeç, të tre me banim në Durrës. Personat në fjalë ishin të punësuar në zonën ku ndodhi krimi. Sipas të dhënave, Lulëzim Qame dhe Yzedin Shallari kanë ndërruar jetë si pasojë e goditjeve që kanë marrë nga mjetet prerëse, ndërsa Xhaferri ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit. Burime nga Policia sqaruan për gazetën se fillimisht në konflikt janë përfshirë Lulëzim Qame ( njihet si person me probleme mendore) dhe Yzedin Shallari. Më pas aty është gjendur edhe i plagosuri Xhaferri, i cili gjithashtu ka marrë goditje me thikë.

NGJARJA

Sipas të dhënave nga Policia e Durrësit, E. Xhaferri, Lulëzim Qame dhe Yzeir Shallari ishin të punësuar në të njëjtin biznes. Xhaferri kishte detyrën e shefit, ndërsa Qame dhe Shallari ishin punëtorë të thjeshtë. Rreth orës 13: 20 dyshohet se në kushte depresive Lulëzim Qame për arsye ende të paqarta ka sulmuar me thikë dhe mjet prerës kolegun me të cilin ndante punën, Yzeir Shallari. Ata janë goditur me mjete prerëse me njëri- tjetrin dhe më pas ka ndërhyrë edhe E. Xhaferri, i cili gjithashtu ka marrë plagë të rënda. Gjatë konfliktit, humbi jetën menjëherë si pasojë e goditjeve me mjete prerëse ( thikë) Lulëzim Qame, ndërsa dy të tjerët u dërguan me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku 60- vjeçari Shallari ndërroi jetë disa minuta më vonë.

"Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktua­r me shtetasin Lulëzim Qame.

"Nga veprimet hetimore paraprake dyshohet se në fshatin Rrushkull, shtetasit e mësipërm janë konfliktua­r me shtetasin Lulëzim Qame. Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës ( thikë) me njëritjetr­in. Menjëherë shkuan në spital efektivët e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh., rreth 60 vjeç dhe E. Xh., rreth, 50 vjeç", sqaroi Policia me anë të një njoftimi për shtyp

Konflikti ka qenë i çastit dhe ka ndodhur për motive të dobëta, ku shtetasit e mësipërm janë goditur me mjet prerës ( thikë) me njëri- tjetrin. Menjëherë shkuan në spital efektivët e Policisë, të cilët konstatuan se ishin plagosur me mjet prerës thikë, shtetasit Y. Sh., rreth 60 vjeç dhe E. Xh., rreth, 50 vjeç", sqaroi Policia me anë të një njoftimi për shtyp.

HETIMET

Grupi hetimor i mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur motivin e konfliktit, duke marrë fillimisht në pyetje punëtorët e tjerë dhe vetë të plagosurin E. Xhaferri. Burime nga grupi hetimor thanë për gazetën se, pavarësish­t hetimeve intensive, hetuesit nuk janë të qartë se si u përfshinë në konflikt tre shtetasit, pse dhe kush ka qëlluar mbi njëri- tjetrin. Dëshmitarë­t dhe punëtorët e tjerë të rezervatit kanë deklaruar se personat e përfshirë në këtë ngjarje nuk kanë pasur konflikt më herët. Ndërkaq, mbetet e paqartë dhe nuk konfirmohe­t zyrtarisht përdorimi i një arme gjahu në vendin e ngjarjes. Policia e Durrësit bëri të ditur se është duke hetuar dhe pritet të dalë në një konkluzion përfundimt­ar ditën e sotme, pasi të dhënat e deritanish­me janë paraprake dhe nuk është ndërtuar ende skema dhe mekanizmi i krimit.

 ??  ?? Policia e Durrësit
Policia e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania