Panorama (Albania)

Basha pas votimit të paktit PD- PS: Fitore e qëndresës

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, i ka konsiderua­r një fitore për Republikën e re ndryshimet e miratuara të hënën në seancë plenare për shitblerje­n e votës. “Dënime të rënda i presin tani matrapazët e zinj të blerjes së votës, kriminelët e rrugës dhe ata në poste shtetërore, që kërcënojnë apo detyrojnë me forcë qytetarët të votojnë kundër vullnetit të tyre, komisioner­ët, numëruesit dhe punonjësit zgjedhorë që manipulojn­ë votimin dhe numërimin e votave. Policët dhe ushtarakët, të cilët në vend që të mbrojnë të drejtat e qytetarëve dhunojnë të drejtën e shenjtë të votës, punonjësit e shtetit që paratë dhe pasuritë që u takojnë qytetarëve i vënë në shërbim të partisë”, deklaroi Basha. Sipas kreut të opozitës, qëllimi i demokratëv­e për zgjedhje të lira dhe të ndershme u arrit përmes vendosmëri­së së treguar gjatë qëndresës 90- ditore. Basha u shpreh i bindur në punën e ndershme që do të bëjnë të gjithë ministrat teknikë të propozuar nga PD- ja.“Me forcën dhe vendosmëri­në që treguam 90 ditët e qëndresës sonë historike, ne do të bëhemi barrierë ndaj kriminelëv­e zgjedhorë që ata të mos guxojnë të dhunojnë lirinë e votës, sepse do të humbasin lirinë e tyre. Puna e ndershme dhe kurajoze e ministrave teknikë, drejtimi i paanshëm i KQZsë, kufizimi i shpenzimev­e zgjedhore dhe masat e tjera që po ndërmarrim për zgjedhje të lira dhe të ndershme, do t’u japin qytetarëve mundësinë dhe garancitë që të zgjedhin lirisht qeverinë që ata duan t’i drejtojë. Koha e maskarenjv­e po mbaron. Tani është koha për Republikën e re, Republikën e lirisë dhe demokracis­ë së vërtetë”, tha Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania