Panorama (Albania)

Spaho e thotë hapur: LSI e PDIU do jenë opozitë

-

Nënkryetar­i i PD- së, Edmond Spaho, ka deklaruar se pas 25 qershorit LSI dhe PDIU do të jenë në opozitë. Në një takim me strukturat e PD- së në Elbasan, Spaho ka deklaruar se demokratët falë qëndresës së tyre arritën të ndërpresin koalicioni­n e maxhorancë­s. “Jemi pranë fitores së 25 qershorit. Ky aktivitet zhvillohet që të marrim hapa urgjentë për arritjen e suksesit më 25 qershor. PD ndërkombët­arizoi çështjen e kanabizimi­t të Shqipërisë për t’i dhënë fund këtij fenomeni. Në tre muaj e rrëzuam gjysmën e qeverisë së Edi Ramës. Larguan Sajmir Tahirin, simbolin e kanabizimi­t etj. Ndërpremë për herë të parë koalicione­t parazgjedh­ore. LSI & PDIU do jenë partitë e opozitës pas 25 qershorit”,- tha Spaho, i cili përmes një reagimi për mediat theksoi se në opozitë do të jetë edhe Edi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania