Panorama (Albania)

Gjoba të larta ndaj mediave për reklamat e partive

-

Televizion­et që nuk do të transmetoj­në pa pagesë reklamat e partive politike gjatë fushatës do të gjobiten me shuma të konsiderue­shme parash. “Në rast shkeljeje të detyrimeve të parashikua­ra në pikën 1 të këtij neni, apo transmetim­it të reklamave politike kundrejt pagesës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobit operatorin radiotelev­iziv vendor apo satelitor me 4 000 000 lekë, operatorin radiotelev­iziv kombëtar me 8 000 000 lekë, dhe partinë politike me 3 000 000. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përbën titull ekzekutiv dhe zbatohet nga zyra e përmbarimi­t gjyqësor. Ankimi ndaj vendimit nuk pezullon ekzekutimi­n e tij. Në rast shkeljeje, KQZ- ja urdhëron Autoriteti­n e Mediave Audioviziv­e të bëjë bllokimin e transmetim­it të operatorit radiotelev­iziv për 48 orë”, thuhet ne nenin e ri të miratuar të hënën në Kuvend.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania