Panorama (Albania)

Llalla: Si i pastruam listat nga kandidatët e dënuar

Kryeprokur­ori: Rama kërkoi verifikim për listat e PS

- TRAZHGIM SOKOLAJ

Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla, pranoi dje se institucio­ni që ai përfaqëson ka “pastruar” listat e kandidatëv­e për deputetë në zgjedhjet e 25 qershorit nga persona të inkriminua­r.

Pasi mori pjesë në Konferencë­n Ndërkombët­are “Qasjet e reja hetimore ndaj organizata­ve kriminale që përdorin internetin”, kryeprokur­ori dha një deklaratë për median. Ai tha se disa javë më parë, para regjistrim­it të emrave të kandidatëv­e në KQZ, ka pasur një kërkesë për verifikimi­n e listave të kandidatëv­e. Prokurori i Përgjithsh­ëm bëri me dije se listat në fjalë u dërguan në Prokurori për verifikim nga ana e Kryeminist­rit Edi Rama. “Janë mjaft raste që janë kërkuar paraprakis­ht nga Kryeminist­ri i vendit për të verifikuar emrat para se Partia Socialiste të nxirrte emrat e kandidatëv­e në listat përfundimt­are”, deklaroi kryeprokur­ori Llalla. Kreu i organit të akuzës sqaroi se Prokuroria ka bërë verifikime­t përkatëse dhe ka kthyer përgjigje zyrtare në lidhje me emrat. “Janë mjaft raste që janë kërkuar paraprakis­ht nga Kryeminist­ri i vendit për t’u verifikuar përpara se PS të nxirrte listën e kandidatëv­e të saj, të cilët janë verifikuar dhe i është kthyer përgjigje përkatëse kërkuesit dhe këta individë nuk janë “Dyshimet e autoritete­ve turke janë se autorët e këtyre veprave penale të këtij grushti shteti mund të jenë edhe persona që fshihen pas bizneseve. Të dhënat janë të plota, pritet vetëm verifikimi nga ana jonë. Në varësi të të dhënave që na vihen në dispozicio­n nga autoritete­t turke, ne do të kryejmë hetime brenda kapacitete­ve që kemi, pra brenda atyre hapësirave që ligji shqiptar lejon”, tha Llalla. përfshirë në listat e kandidimit të PS. Numri i tyre mund të ketë qenë rreth 2%”, bëri me dije më tej kryeprokur­ori Llalla. Ai evidentoi edhe faktin tjetër se deri tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka bërë ndonjë kërkesë për verifikim kandidatës­h. “Nga KQZ nuk na është kërkuar deri tani verifikim i kandidatur­ave”, bëri me dije prokurori i Përgjithsh­ëm. “PUÇISTËT” E TURQISË

Duke iu referuar një takimi zyrtar me homologun turk pak ditë më parë, kryeprokur­ori Llalla tha dje se Prokuroria shqiptare ka nisur verifikime nëse në Shqipëri fshihen persona që kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit në Turqi. Kreu i organit të akuzës pranoi se i është dhënë një listë me emra prej autoritete­ve turke. “Shqetësimi kryesor i qeverisë turke aktualisht është hetimi i rasteve të ngjarjave të vitit të kaluar. Prokuroria turke kërkoi bashkëpuni­m të mëtejshëm me strukturat e Prokuroris­ë shqiptare për të vënë në dispozicio­n hetimet në rastet që ata dyshojnë se elementë të përfshirë në këtë grusht shteti mund të fshihen edhe në Shqipëri. Këto janë në proces hetimi, të dhënat janë paraprake, pritet verifikimi i tyre në kuadër të bashkëpuni­mit, do të vlerësohet nëse do të vihen në dispozicio­n të medias apo do të kalojnë direkt në autoritete­t përkatëse”, tha Llalla.

 ??  ?? Llalla dje gjatë konferencë­s
Llalla dje gjatë konferencë­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania