Panorama (Albania)

“S` ka të dhëna për sulme në Shqipëri”

-

Kreu i organit të akuzës, Adriatik llalla, tha dje se nuk ka të dhëna për sulme të mundshme në Shqipëri. “Nga të dhënat e deritanish­me të autoritete­ve shqiptare nuk ka dyshime për ngjarje të tilla në vendin tonë. Gjithsesi, gjithë strukturat e shtetit janë të angazhuara për të mbledhur informacio­ne në kuadër të këtij rreziku që tani është shpërndarë në gjithë botën”, bëri me dije kryeprokur­ori. Duke iu referuar edhe konferencë­s ndërkombët­are të organizuar nga Prokuroria me temë “Qasjet e reja hetimore ndaj organizata­ve kriminale qe përdorin internetin”, Kryeprokur­ori u shpreh se Shqipëria ka staf të trajnuar në Perëndim për të paraprirë një situatë të mundshme. “Më të prekura janë bizneset, individët, jeta personale e personave të ndryshëm. Prokuroria ka ngritur strukturat e saj të specializu­ara si në Prokurorin­ë qendrore, në disa prokurori të vendit”, bëri me dije Llalla.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania