Panorama (Albania)

1.

-

Të vazhdojë rregullime­t fiskale duke pasur parasysh plotësimin e objektivav­e të treguar afatmesëm për reduktimin e borxhit publik si pjesë e PBB- së. Të fusë masa të mëtejshme për konsolidim­in fiskal, nëse reduktimi i borxhit rrezikon të mos e plotësojë objektivin.

Të këmbëngulë me përpjekjet e kohëve të fundit për mobilizimi­n e të ardhurave, në veçanti duke forcuar më tej administra­tën e taksave; duke zgjeruar bazën e taksave mbështetur në një rishikim të shpenzimev­e të taksave; dhe duke futur një taksë pronësie të bazuar te vlerësimi.

Të zbatojë masat e mbetura të strategjis­ë së zgjidhjes së huave të këqija. Të zbatojë masat e parashikua­ra në Memorandum­in e Bashkëpuni­mit për rritjen e përdorimit me efektivite­t të monedhës kombëtare, përfshirë kërkesat e diferencua­ra rezervë për lekun dhe depozitat në monedhë të huaj. Të forcojë mbikëqyrje­n e sektorit financiar jobankar, duke rritur kapaciteti­n e autoriteti­t mbikëqyrës financiar. Të kthehet te normalizim­i i politikës monetare nëse përqindjet e inflacioni­t konvergjoj­në tek objektivi në mënyrë të qëndrueshm­e.

Të sigurojë ndarjen e plotë të aktivitete­ve të transmetim­it dhe shpërndarj­es së sektorëve të energjisë elektrike dhe gazit, si dhe të fusë shkëmbimin e energjisë. Të miratojë dispozitat e nevojshme ligjore për promovimin dhe monitorimi­n e masave për përmirësim­in e eficiencës së energjisë në përputhje me Traktatin e Komuniteti­t të Energjisë.

Të vazhdojë proceset e sqarimit të pronësisë së tokës bujqësore dhe regjistrim­in e pronës, si dhe të krijojë një kadastër funksional­e gjithëpërf­shirëse dhe një e- kadastër deri në vitin 2019.

Të rrisë kapacitete­t e shërbimeve të punësimit dhe sigurimin nga ana e tyre të masave aktive për tregun e punës për të papunët dhe joaktivët. Në fund të vitit 2017, të hartojë plane konkrete për të trajtuar punën e padeklarua­r. Të intensifik­ojë trajnimin e mësuesve për përmirësim­in e cilësisë së mësimdhëni­es dhe të mbështesë reformën kurrikular­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania