Panorama (Albania)

Dëshmia e të plagosurit: Më sulmuan edhe mua barbarisht

-

Për shkak se vetëm njëri nga tre personat e përfshirë ka mbetur gjallë, ai është i vetmi që mund të japë versionin e tij mbi atë që ka ndodhur mesditën e djeshme në Rrushkull ( fshat bregdetar rreth 30 kilometra në veri të qytetit bregdetar të Durrësit). Gjatë deklarimev­e të para për hetuesit E. Xhaferri ( shef i dy personave që mbetën të vdekur nga goditjet me thikë), ka hedhur poshtë pretendime­t e policisë. "Unë isha larg. Kur u afrova gjeta të plagosur rëndë Yzeirin. Ndërkohë Lulëzimi më sulmoi barbarisht edhe mua. Unë nuk kam qëlluar mbi Lulëzimin. Nuk mbaj mend asgjë më tepër. Vetëm kur e pashë veten në spitalin e Durrësit. Lulëzimi ishte me probleme mendore dhe shpeshherë bëhej agresiv pa arsye me punëtorët e tjerë. Nuk di çfarë të them, sepse nuk mbaj mend asgjë më tepër", është shprehur shkurtimis­ht për hetuesit përgjegjës­i E. Xhaferri, i cili mbeti i plagosur rëndë pas përleshjes me thika. Ndërkohë, burime nga Policia e Durrësit thanë se ngjarja po hetohet për të dokumentua­r se çfarë ka ndodhur konkretish­t, si ka nisur sherri mes tyre dhe cili është autor i krimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania