Panorama (Albania)

Bie kërkesa e Shullazit për gjyqtarin

-

TIRANE – Gjykata për Krimet e Rënda nuk pranoi kërkesën e Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpand­ehurve të tij për përjashtim­in e një prej pesë anëtarëve të trupit gjykues. Sipas Gjykatës, kërkesa e të pandehurve për përjashtim­in e gjyqtarit Bib Ndreca ishte e pambështet­ur në ligj dhe në prova. Kërkesa për largimin e gjyqtarit nga pesëshja gjykuese u artikulua në seancën e 10 majit, e para në procesin gjyqësor ndaj Shullazit dhe miqve të tij. Në atë seancë, përmes mbrojtësve të tyre të pandehurit pretenduan se gjyqtari Ndreca ishte në kushtet e papajtuesh­mërisë ligjore për të marrë pjesë në proces, për shkak se ai kishte marrë pjesë në procesin për sigurimin e provës, marrjes së dëshmisë së Ylvi Beqjes. Nga ana tjetër, Krimet e Rënda e patën të pamundur dje të zhvillonin seancën e radhës të gjykimit në themel për Shullazin dhe të bashkëpand­ehurit e tij, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela. Shkak u bë mungesa e një prej mbrojtësve në proces. Për këtë shkak trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën për në 31 maj. Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen për “kanosje për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpuni­m, “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, në bashkëpuni­m, në formë grupi dhe “grup të strukturua­r kriminal”. Prokuroria për Krimet e Rënda pretendon se të pandehurit janë pjesë e një grupi kriminal, të cilët kanë kanosur kandidatin për rektor të Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni dhe ishrektori­n Dhori Kule, si dhe për “gjobitjen” e tre biznesmenë­ve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania