Panorama (Albania)

Si e ndiqte Sigurimi Todi dhe Fatos Lubonjën

Listat e posaçme që komunikoni­n me burgun

-

brojtur nga ndërhyrja e shtetit: ngaqë ideologjia kishte një karakter kolektivis­t dhe ngaqë partia - shtet ishte e gjithëfuqi­shme.

SEKTORI 06 - JETA E PËRDITSHME Vëzhgimi është përdorur ndaj t gjitha shtresave dhe kategorive shoqërore, sepse asnjëra prej tyre nuk ishte e garantuar nga përndjekja, me përparësi ndaj asaj shtrese apo kategorie që shihej si potenciali­sht e rrezikshme në një moment të dhënë. Një fjalë, një këngë, një takim i rastësishë­m, fare mirë mund të quheshin veprimtari armiqësore.

SEKTORI 07 - ZËRA NGA E KALUARA Janë zëra të kapur dekada më parë me përgjim elektronik­ë. Por nuk mund të jenë objekt kureshtje. Vijnë nga terri, nga humnera. Pavarësish­t prej fjalëve që thonë, janë zëra që ftojnë për një refleksion mbi të kaluarën. SEKTORI 08 - PANOPTIKON - PANAKUSTIK­ON Mund të përkthehet si "vendi ku mund të shohësh dhe të dëgjosh gjithçka". Kuptimi tjetër i fjalës së parë, sipas së cilës është ndërtuar edhe e dyta, është ai i një burgu ideal, të konceptuar më se dyqind vjet më parë nga filozofi utilitaris­t Jeremy Bentham. Utilitaris­tët nuk besonin në utopinë e një shoqërie të përsosur.

Një utopi e tillë ishte edhe komunizmi. Pretendime­t për ta realizuar sollën shoqërinë e kontrollit total, në ngjashmëri me burgun e Bentham- it.

SEKTORI I FUNDIT - e kaluara e pakryer HISTORIA E "SHTËPISË SË GJETHEVE" Ndërtuar në vitin 1931, godina, fillimisht ka pasur funksionin e një klinike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën push- timin gjerman, ajo i përkiste Gestapo- s, ndërkohë që fill më pas, gjatë viteve të para të regjimit të ri, ajo u bë një qendër e Sigurimit ( Policia politike) e përdorur për hetime. Nga viti 1950, ajo u bë zyra qendrore e seksionit teknik dhe shkencor të Sigurimit. Shtëpia gjendet në qendër të qytetit, në anën e kundërt të Katedrales Ortodokse, pranë sheshit "Skënderbej" dhe Bankës Qendrore të Shqipërisë.

Në qendër të idesë për transformi­min e kësaj shtëpie në muze është shfaqja në formën pars pro toto të kontrollit totalitar dhe kudondodhj­es së tij në një formë origjinale, nëpërmjet përgjimeve dhe spiunimeve elektronik­e nga vendi ku ato kryheshin.

Përveç historisë së Shtëpisë dhe funksionev­e të seksionit Teknik dhe Shkencor, muzeu përshkruan fakte dhe dimensione të tjera në lidhje me kontrollin e Policisë Sekrete. Një nga hapësirat e muzeut u dedikohet përgjuesve - mikrofonav­e të fshehur. Një hapësirë është për "Mikrofonat e gjallë", informator­ët. Një hapësirë e tretë i dedikohet paradigmës së "Armikut" ( objekti i përgjimit), si një mit dhe imazh paranojak, si dhe gjithëpërf­shirjes së tij që e bënte të domosdoshë­m gjithëpërf­shirjen e përgjimit. Një hapësirë e katërt i dedikohet edhe lidhjes midis idesë së armikut të brendshëm dhe armikut të jashtëm, e cila ishte veçanërish­t e rëndësishm­e në Shqipëri për arsye të vetizolimi­t të saj, dhe përshkruan përgjimin kundrejt të huajve. Një tjetër hapësirë tregon ambientet e një dhome ndenjeje tipike shqiptare të viteve 70' me dekorime që shihen edhe gjatë hapësirave të dedikuara për përgjuesit dhe të përgjuarit. Një hapësirë tjetër është laboratori teknik dhe shkencor të seksionit që merrej së shumti me zbulimin e fotove dhe filmimet. Kjo është kurora filozofike e idesë qendrore të muzeut, asaj të kontrollit total. Përveç shfaqjes së objekteve autentike të shtëpisë, përmban referenca vizive ( pamore) dhe tekstuale të burgut ideal, Panopticon- it, dhe nga këtu tek utopia e botës perfekte, e supozuar si shoqëria socialiste, edhe pse mori formën e një burgu në të gjithë vendin. Ka edhe hapësira të tjera që i janë shtuar rrugës idesë qendrore, në mënyrë që të gjitha hapësirat të flasin me imazhe dhe fjalë.

 ??  ?? Faksimile të listave të personave të përgjuar, ku figurojnë emrat e Todi dhe Fatos Lubonjës
Faksimile të listave të personave të përgjuar, ku figurojnë emrat e Todi dhe Fatos Lubonjës
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania