Panorama (Albania)

Viktimat e sulmit, më e reja 8 vjeç, ja historia

Dëshmia e të mbijetuarë­s më të vogël: Ende po dridhem

-

Nëna e viktimës më të vogël të sulmit të Mançesteri­t, tetëvjeçar­es Saffie Rose Roussos, e cila është lënduar edhe vetë rëndë, nuk e ka idenë se vajza e saj e vogël ka vdekur.

Në kaosin gjatë sulmit, tetëvjeçar­ja ishte shkëputur nga nëna dhe motra e saj Lisa Roussos dhe motra më e madhe Ashlee Bromwich. Fqinji i tyre, Salman Patel, tha se "Saffie ka ndërruar jetë dhe nëna e saj nuk e ka idenë e kësaj. Po lutem për atë familje, më është thyer zemra". Saffie ishte një nga tri viktimat e para të identifiku­ara pas sulmit. Një 18- vjeçare, Georgina Callander dhe një 26- vjeçar, i njohur si një xhentëlmen i vërtetë, John Atkinson, ishin dy të tjerët e identifiku­ar. Fqinji i familjes Roussos, tha se babai i vajzave, Andrew, nuk e kishte idenë se çfarë kishte ndodhur kur kishte shkuar në arenë për të marrë familjen e tij. "Ai shkoi t'i merrte për t'i sjellë në shtëpi kur pa se gruaja e tij ishte plagosur rëndë, vajza e tij e madhe ishte lënduar, ndërsa më e vogla ishte humbur. Mendova se po thoshte ishte humbur mes turmës, por ai i kishte thënë se ishte humbur përgjithmo­në". Lisa dhe Ashlee janë lënduar nga shrapneli pas shpërthimi­t dhe janë shtruar në spitale të ndryshme. Vajza që humbi jetën u përshkrua si një fëmijë shumë gazmor, që buzëqeshte gjithmonë. Safie dhe viktima tjetër 18- vjeçare, Callander, ishin nga i njëjti fshat i Lancashire, Tarleton. Callander kishte postuar një foto të vetën me Ariana Grande në një koncert dy vite më parë. Ajo ishte një super- fanse e Grandes. Nxënësit në shkollën e saj kanë bërë homazhe për të duke lënë mesazhe për familjen. Ndërsa viktima tjetër e identifiku­ar në fillin, 26- vjeçari Atkinson, është përshkruar nga miqtë e tij si një në një milion dhe një person që e donin shumë njerëz.

DËSHMIA E TË MBIJETUARË­S MË TË RE

Një vajzë nëntëvjeça­re e mbijetuar nga sulmi terrorist i së hënës mbrëma në Mançester, tha se ishte trembur vërtet shumë dhe se trupi ende po i dridhej, por u shpreh se do të jetë e guximshme për të shkuar në një tjetër koncert, për sa kohë nëna e saj do t'i qëndronte afër. Nevie Hemblys ishte brenda në arenë me motrën e saj Nell, 10 vjeçe dhe nënën e tyre Heidi, 43 vjeçe, kur shpërtheu bomba. Duke folur për "MailOnline", nëntëvjeça­rja tha se "Ishte shumë e trembur dhe po vazhdoja të dridhesha gjatë gjithë kohës. Ky ishte koncerti im i dytë". Ajo është e mbijetuara më e vogël, që ka dhënë dëshmi për sulmin terrorist. Motra e saj, Nell, tha se gjatë kohës që ishin në arenë ato qenë shumë të shqetësuar­a sepse nuk dinin çfarë ishte ajo që ndodhi dhe thjesht ndiqnin të tjerët për t'u larguar. Ndërsa nëna e tyre dëshmoi se kishte dëgjuar një zhurmë të fortë shpërthimi, të gjithë ishin futur në panik, bërtisnin dhe vraponin. Ato kishin arritur të dilnin mirë nga arena.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania