Panorama (Albania)

Mesazhi i këngëtares: Jam thyer

-

Ariana Grande tha se ishte e thyer dhe shumë e trishtuar, pasi 22 njerëz humbën jetën dhe 59 të tjerë u plagosën në sulmin terrorist të hënën në mbrëmje në "Manchester Arena" në Mançester, Angli. Këngëtarja 23- vjeçare ka shkruar në një mesazh emocional në "Twitter": "E thyer. Nga thellësia e zemrës, me vjen kaq shumë keq. Nuk kam fjalë". Menaxheri i Arianës, Scooter Braun, tha pas sulmit se "Sonte zemrat tona janë të thyera. Fjalët nuk mund ta shprehin keqardhjen për viktimat dhe familjet e lënduara në këtë sulm pa kuptim. Ne vajtojmë jetët e humbura të fëmijëve dhe të të dashurve të tyre". Ai falënderoi autoritete­t e Mançesteri­t për reagimin e shpejtë. "Ju kërkojmë të gjithëve që të keni në zemrat dhe lutjet tuaja viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë të prekurit nga sulmi". Ariana ka pezulluar koncertet e saj në Europë. Sipas disa mediave, ajo nuk është në gjendje të performojë në koncertin që ishte planifikua­r për të martën në mbrëmje, në Londër. Pas Anglisë, Grande do të performont­e në Belgjikë, Poloni, Gjermani dhe Zvicër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania