Panorama (Albania)

Transferim­i, Beshiktash­i në gjurmët e Cikalleshi­t

Merkato bombastike për futbollist­in e Kombëtares shqiptare

-

Sokol Cikalleshi mund të bëjë shumë shpejt lëvizjen më të rëndësishm­e të karrierës së tij futbollist­ike.

Pak muaj pasi karriera e sulmuesit dukej se po përballej me vështirësi të mëdha, për shkak të mosaktiviz­imit tek Istanbul Bashaksheh­ir, duket se sulmuesi është shumë pranë hapit të rëndësishë­m për t'u bërë pjesë e klubit të Beshiktash­it. Sipas zërave të merkatos, gjithçka lidhet me transferim­in përfundimt­ar të Pektemek nga Beshiktash­i tek Istanbul Bashaksheh­ir. Beshiktash­i, që sapo u shpall kampion i Turqisë, pëlqen futbollist­in shqiptar, i cili po shkëlqen me Akhisar dhe dëshiron ta bëjë atë pjesë të marrëveshj­es, në një shkëmbim të mundshëm. Cikalleshi ka rënë në sy në muajt e fundit me rregullsin­ë me të cilën po gjen rrjetën dhe Beshiktash e sheh atë si një alternativ­ë të vlefshme për vitin në vazhdim. Është mësuar se oferta që po negociohet aktualisht është ajo e një kontrate katërvjeça­re për 26- vjeçarin, me një rrogë prej 1 milion dollarësh në sezon. Kjo do të ish- te një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës për futbollist­ët shqiptarë, por ndërkohë do ta vendoste Cikalleshi­n përballë një prove shumë të vështirë, pasi ai do të shkonte në një skuadër ku rivalë në repartin e sulmit ka emra si Abubakar, Babel, Tosun, apo Demba Ba.

TRANSFERIM­ET E GODITURA

Mediat turke kanë bërë edhe një listë transferim­esh në merkaton e dimrit, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Prestigjio­zja "Bein Sports" në versionin turk ka listuar disa transferim­e gjatë muajit janar, të cilat kanë arritur të japin efekt. Një prej tyre është edhe ai i Cikalleshi­t, i cili u huazua nga Basaksehir tek Ahkisar. Shqiptari është shndërruar në pikën e referimit për këtë të fundit, duke e shpëtuar nga rënia në kategorinë inferiore me golat e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania