Panorama (Albania)

Bakaj: Ja pse e mora këtë vendim, s'do e shoh as në TV

-

Përfundon në mënyrën më të keqe të mundshme eksperienc­a e Elis Bakajt te Vllaznia. Klubi shkodran ka konfirmuar dje lajmin e publikuar nga "Panorama Sport" se futbollist­i nuk dëshironte të luante kundër Tiranës duke rrezikuar të rrëzonte këtë të fundit nga kategoria. Ndaj është marrë vendimi bashkërish­t që Bakaj të mos i bashkohej skuadrës as në grumbullim­in që ekipi i drejtuare nga Cungu ka nisur në Ulqin. Drejtuesit e klubit shkodran kanë konfirmuar sot për "Panorama Sport" se ky vendim i jep fund edhe bashkëpuni­mit me Bakajn, kontrata e të cilit në fakt mbyllej në fund të muajit. Bakaj ka luajtur 13 ndeshje në kampionat me Vllazninë në këtë sezon, duke shënuar 6 gola me kuqeblutë. Por mungesa e tij pikërisht në ndeshjen që mund të jetë më e rëndësishm­ja në të gjithë sezonin, thuajse zhvlerëson kontributi­n e tij për ekipin shkodran dhe mbyll në mënyrë shumë të shëmtuar këtë eksperienc­ë.

DEKLARATA

Elis Bakaj ka konfirmuar publikisht arsyen se pse vendosi t'i jepte lamtumirën para kohe Vllaznisë me vendimin e tij për të mos luajtur kundër Tiranës. Në një intervistë të dhënë dje për "Top Channel, futbollist­i tregoi se çfarë e kishte shtyrë të ndërmerrte këtë vendim të papritur. "Kam vendosur të mos luaj në këtë ndeshje kundër Tiranës. Bardheblut­ë janë skuadra që unë dua ndërkohë që edhe Vllaznia më ka respektuar shumë dhe unë e respektoj shumë. Për të mos u paragjykua­r dhe me që nuk ndihem në 100% në këtë ndeshje, vendosa të jem më i ndershëm edhe të heq dorë. Kontrata ime ka përfunduar me Vllazninë, e falënderoj për ndihmën që më ka dhënë këtë periudhe e gjithmonë, por tani më duhet të iki. Sido të luaja në këtë ndeshje do të paragjykoh­esha nga njëra palë apo nga tjetra. E di që jam profesioni­st dhe nëse kjo ndeshje do të ishte finale kupe apo kampionati do jepja maksimumin për Vllazninë, por meqë është për të rënë nga kategoria dhe unë i dua shumë të dyja skuadrat, nuk ma bën zemra të luaj. Madje këtë ndeshje as do ta shoh fare as në TV. Këtë gjë ia kam shpjeguar stafit të Vllaznisë dhe të gjithë shokëve të skuadrës, pasi u detyrohem", ishin fjalët e Bakajt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania