Panorama (Albania)

Bogdani: Shqipëria ka shumë talente, nuk ka shanse për Botërorin 2018

-

Ish- sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Erjon Bogdani, ka qenë bashkë me Igli Taren mes personave që u nderuan me çmimin "Maestreli", që vlerëson figurat e shquara në futbollin italian. Bogdani është pyetur nga "Tuttomerca­toweb" për marrëdhëni­et që kishte me Taren, tani që të dy kanë një rol krejtësish­t të ndryshëm, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë.

- "Kam një raport

Igli Tare

të mirë me të, kemi luajtur bashkë në kombëtare dhe jemi miq. Tani u përshëndet­ëm, pastaj do të kemi kohë për të folur bashkë edhe në të ardhmen".

- "Futbolli shqiptar po rritet, pastaj ka shumë djem që kanë uri kur luajnë. Unë mendoj se, nëse do të flisnim për Serinë A, Hysaj ka bërë një kampionat të mirë, po luan mirë edhe në Kombëtare. Por edhe Me-

Shqiptarët

mushaj, pavarësish­t rënies nga kategoria, është një lojtar i mirë.

- "Sipas meje, nuk ka më shanse. Edhe pse shumë gjëra varen nga ndeshja e qershorit kundër Izraelit. Që nga shorti kuptohej se do të ishte shumë e vështirë me skuadra si Spanja dhe Italia", ka deklaruar Bogdani.

Turneu - Kombëtarja U- 19 e ka nisur me barazim turneun "Lazio Cup". Skuadra e

Botërori

drejtuar nga Bogdani ka barazuar me Racing Club Roma me rezultatin 0- 0. FSHF ka njoftuar se ky është një turne i përvitshëm, ku kuqezinjtë kanë marrë dhe do të marrin pjesë në të ardhmen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania