Panorama (Albania)

Van der Sar: E ringrita Ajaksin vetëm me talente

-

Edvin van der Sar është administra­tori i Ajaksit dhe ka arritur të bëjë një punë të shkëlqyer, pasi e ka rikthyer skuadrën te sukseset në kontinent. Ata do luajnë në finalen e Ligës së Europës përballë Mançester Junajtid, ku në të shkuarën ka luajtur edhe ish- portieri. "Do jetë një sfidë shumë e veçantë për mua, por sigurisht që dua vetëm fitoren e Ajaksit. Kur mora në detyrim drejtimin e klubit, askush nuk besonte që do e riktheja në këto nivele. Më kritikonin në mënyrë të vazhdueshm­e, duke thënë se nuk mund të isha i suksesshëm me fëmijë. Por, ne kishim një buxhet të vogël. Jam munduar shumë që të afroj sponsorë dhe me ato para kemi siguruar shërbimet e të rinjve më të talentuar. Ndoqëm të njëjtën filozofi, si edhe kur unë kam luajtur. Besoj se kemi bërë një punë mjaft të mirë dhe kemi hedhur bazat për një të ardhme të sigurt. Tashmë na takon të ngrejmë edhe trofeun e Ligës së Europës. Kundërshta­ri ka më tepër eksperienc­ë, por ne kemi freski dhe dëshira", deklaroi Edvin van der Sar.

Interi bind Luçiano Spaletin, tentohen disa nga yjet e Romës

Tashmë është pothuajse zyrtare, trajneri i ri i zikaltërve do të jetë Luçiano Spaleti. Në takimin e ditës së hënë, është diskutuar edhe për lëvizjet në merkaton e verës, me drejtuesit që po mendojnë të bëjnë një revolucion të vërtetë në skuadër. Përpara se drejtuesit zikaltër të fillojnë të shpenzojnë 100- 150 milionë euro që u janë vënë në dispozicio­n nga "Suning", ata duhet të shesin njërin prej lojtarëve më të mirë që kanë në ekip. I përzgjedhu­ri për të rregulluar bilancin e klubit është Ivan Perisiç, pasi për kroatin janë të gatshëm të shpenzojnë miliona ekipe si Mançester Junajtid, Çelsi dhe PSG. Dhe sugjerimi është që edhe Spaleti, që me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm, do të kërkojë ndonjë prej lojtarëve që ka stërvitur tek ekipi i Romës. Naingolan dhe Strotman kërkohen prej kohësh nga zikaltrit, pavarësish­t se kush do të ulej në pankinën e Interit. Profili tjetër që dita- ditës u afrohet akoma më shumë zikaltërve është Toliso, që aktivizohe­t me ekipin e Lionit, për të cilin nevojiten 35- 40 milionë euro.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania