Panorama (Albania)

HYKA, NË GARË PËR "GOLIN E JAVËS" NË MLS

-

Shkëlzen Gashi fitoi një javë më parë votimin për "Golin e javës" në kampionati­n amerikan të futbollit, ndërsa këtë radhë, të njëjtin fat mund ta ketë edhe Jahmir Hyka. Goli i shënuar nga mesfushori i San Hoze Ërthkuejks ndaj Dallasit në fundjavë vlerësohet si një nga 5 më të bukurit e javës, ndaj Hyka është përfshirë në votimin që mbyllet të mërkurën në darkë. Rivalë të tij janë Xhovani Dos Santos, Ola Kamara, Bredli Rajt- Filips dhe Miguel Almiron. Ky i fundit kryeson për momentin votimet me mbi 40% të votave, ndërsa Hyka ka siguruar rreth 20% të votave. Shqiptari i dha tri pikët skuadrës së tij me një gol mjaft të bukur për nga mënyra e realizimit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania