Panorama (Albania)

Milani i bën presion portierit, Mançester Siti kërkon Donarumën

-

Mançester Siti e ka seriozisht. Pak ditë më parë, Guardiola tha se Xhanluixhi Donaruma është një portier shumë i mirë, ndërsa dje është zbuluar shifra që kanë ndër mend "qytetarët" për të shpenzuar për talentin italian të Milanit. Mediat angleze bëjnë me dije se Siti është gati të shpenzojë 60 milionë euro për ta transferua­r në Mançester, ndërkohë që Milani kërkon të bëjë gjithçka për ta mbajtur. Ka qenë vetë trajneri Montela, i cili përmes një deklarate i ka bërë presion portierit dhe agjentit të tij. "Milani po tregon që ka nisur një projekt serioz dhe po bën përforcime për të ardhmen. Tani është koha që Donaruma të vendosë se çfarë do të bëjë", ka thënë trajneri Montela. Topi duket se ka kaluar në këmbët e gardianit, i cili do të vendosë për të ardhmen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania