Panorama (Albania)

Garë me tre kandidatë për Kavajën, hyn edhe LSI

-

Kreu i degës lokale të PD- së në Kavajë, Isa Sakja, do të jetë kandidati i opozitës në zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen për bashkinë më 25 qershor. Paralelish­t me hartimin e listave për deputetë, Basha ka përzgjedhu­r edhe kandidatin e PD- së për zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kavajës, të cilat do të zhvillohen në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamenta­re. Sakja do të ketë përballë dy kandidatët e PS- së dhe LSI- së, të cilat vendosën që të mos garojnë të bashkuara për zgjedhjet e Kavajës, por me kandidatët e tyre. Kështu, PS u tërhoq nga emri i kandidatit Klodian Shehi, me të cilin do të garonte në datën 7 maj, duke vendosur të kandidojë Dorian Muratin. Ndërkohë nga ana tjetër, LSI, e cila një muaj më parë kishte deklaruar se do të qëndronte indiferent­ë në raport me këto zgjedhje të pjesshme, ka zyrtarizua­r dy ditë më parë emrin e Maksim Konit si kandidat të sajin për zgjedhjet e 25 qershorit për Bashkinë e Kavajës. Kryeminist­ri Rama u tërhoq nga zgjedhjet e 7 majit pas paralajmër­imeve të opozitës se nuk do të lejohej zhvillimi i zgjedhjeve vetëm me kandidat nga maxhoranca. Pas marrëveshj­es Rama- Basha, u vendos që në ditën e zgjedhjeve parlamenta­re në Kavajë të votohej edhe për kreun e ri të bashkisë. Zgjedhjet e pjesshme në këtë qytet zhvillohen pas largimit të Elvis Rroshit nga drejtimi i bashkisë. Rroshi ishte subjekt i ligjit të dekriminal­izimit dhe KQZ i hoqi mandatin në fund të vitit 2016, duke u hapur rrugë zgjedhjeve për zëvendësim­in e tij.

 ??  ?? Maksim Kona
Maksim Kona
 ??  ?? Isa Sakja
Isa Sakja
 ??  ?? Dorian Murati
Dorian Murati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania