Panorama (Albania)

Tiranë, 8 në pranga, goditet grupi i shitjes së kokainës

-

TIRANE - Katër persona u arrestuan dje në Tiranë, dy të tjerë u shpallën në kërkim dhe dy të dyshuar po ndiqen në gjendje të lirë, me akuzën se kanë qenë pjesë e një grupi të shpërndarj­es së kokainës. Policia njoftoi dje finalizimi­n e operacioni­t "Përsëritës­i", gjatë të cilit është arritur të sekuestroh­et 39.2 gramë kokainë, 3.8 gramë heroinë, 2.8 gramë cannabis sattiva, si dhe 1.620.500 lekë të rinj. Specialist­ët e Seksionit për Narkotikët dhe Seksioni për Operacione­t Speciale, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë, kanë finalizuar operacion- in "Përsëritës­i", ku pas një pune disamujore është arritur të dokumentoh­et me prova ligjore veprimtari­a kriminale në fushën e narkotikëv­e, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Erjon Shehu, 23 vjeç, banues në Tiranë, Xhevair Ahmetaj, 41 vjeç, ban- ues ne Tiranë, i dënuar më parë, Mariglen Ahmetaj, 19 vjeç, banues në Tiranë dhe Kozma Pire, 23 vjeç, banues në Tiranë. Në mbyllje të aksionit janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit me iniciale R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë. Sipas Policisë, këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kryenin aktiviteti­n e kundërligj­shëm të shpërndarj­es së lëndëve narkotike të llojeve kokainë, heroinë dhe cannabis sattiva, në zona të ndryshme të Tiranës. Policia ka bërë me dije se në kohë dhe vende të ndryshme këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale 39.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 3.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 2.8 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva, 3 automjete të markave të ndryshme, si dhe shumat monetare prej 1.620.500 lekësh të rinj, 100 dollarë dhe 50 euro. Në cilësinë e provës materiale personave të hetuar u janë sekuestrua­r edhe 10 telefona celularë të markave të ndryshme dhe një peshore elektronik­e. Akuza e ngritur ndaj të dyshuarve janë "prodhimi dhe shitje e narkotikëv­e". Zyra për median në polici ka bërë publike dje edhe videon e aksionit të arrestimit të katër personave gjatë kontrollit të banesave të tyre. Nga videoja duket se të arrestuarv­e u janë gjetur sasi lënde narkotike që ishte paketuar në ambalazhim plastmasë dhe plastike dhe më pas ishte fshehur në banjë.

 ??  ?? Momenti i sekuestrim­it të drogës nga Policia
Momenti i sekuestrim­it të drogës nga Policia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania