Panorama (Albania)

28 EMRAT E RINJ TE PD

Cilat janë 28 prurjet e reja të Bashës në Kuvend

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kreu i Partisë Demokratik­e deklaroi dje në nisje të fushatës zgjedhore se shqiptarët do të kenë kohë 4 javë që të njihen me ekipin e tij fitues, ku 28 prej të përzgjedhu­rve të tij kandidojnë për herë të parë.

Vëmendjen mediatike pas publikimit të listave nga kreu i PD- së, Lulzim Basha, e ka marrë largimi i ish- ministrave dhe pjesës më të madhe të grupit ekzistues parlamenta­r, ndërkohë që jo me pak interes kanë qenë edhe emrat e atyre që do t’i zëvendësoj­në. Për të treguar cilësinë e listave të tij, Basha dje veçoi tre emra që do të kryesojnë qarqet Korçë, Shkodër dhe Vlorë. Në krye të listës së Korçës do të jetë dekania e Fakultetit të Histori- Filologjis­ë, Valentina Duka. Gjatë fjalës së saj në çelje të fushatës, Duka deklaroi se nuk mund ta refuzonte ofertën e Bashës, të cilin e vlerësoi edhe si një student i shkëlqyer. “Një ditë të bukur, miku im jopolitik, por universita­r, një student i shkëlqyer i Universite­tit të Utreht- it, më ftoi të jem pjesë e ekipit të tij. S’kishte si të ndodhte ndryshe, pranova ofertën e këtij udhëheqësi vizionar për ta çuar PD- në në fitore në zgjedhjet e qershorit. Arsyeja e dytë ishte Korça, qyteti ku unë jam lindur dhe jam rritur. Demokratë dhe shqiptarë votoni PD- në për të luftuar varfërinë, korrupsion­in”, tha Duka. Listën e Shkodrës do ta udhëheqë një tjetër pedagog, Romeo Gurakuqi. Ky i fundit është lektor në Universite­tin Europian të Tiranës dhe nuk ka qenë angazhuar më herët në politikë. Përzgjedhj­a e kryesuesit të listës në Vlorës nga Basha ka qenë një surprizë për të gjithë. Sipërmarrë­si në fushën e “Call Center”- ave, Agron Shehaj, do të kryesojë listat në Vlorë. Shembullin e tij Basha e veçoi si një model suksesi.

KANDIDATËT

Në listat fituese të PD- së është edhe një tjetër pedagoge, Oriola Pampuri, e cila renditet e dyta në listën e Tiranës, pas kreut të PD- së. E treta në Tiranë është një tjetër emër i ri, Rudina Hajdari, e cila është vajza e ish- deputetit Azem Hajdari. Basha ka përfshirë në listat e sigurta për deputetë në Tiranë dhe Korçë edhe dy nga bashkëpunë­torët e tij të afërt, dhe organizato­rët e takimeve në çadër për 90 ditë, Grida Duma dhe Ervin Salianji. Kreu i PD- së Basha ka vendosur të rikthejë në Parlament edhe dy nga themeluesi­t e partisë së tij, shkrimtari­n Preç Zogaj dhe ish- kreun e PD-së, Tritan Shehu. Në lista Basha ka përfshirë edhe disa nga ish- drejtorët, me të cilët ka bashkëpunu­ar kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. Kështu, ish- drejtori i Përgjithsh­ëm i Planifikim­it dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli, do të kandidojë në listën e PD- së në Elbasan. Në listën e Durrësit, Basha ka kandiduar Vullnet Topallin, ish- shefin e Policisë Rrugore dhe ish- shefin e Policisë Bash- kiake në Tiranë. Në listën e Shkodrës, Basha ka kandiduar ish- kreun e Bashkisë, Lorenc Luka, ndërsa në Tiranë në listë janë dy ish- kryekomuna­rët e Farkës dhe Kasharit, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia. I dyti në qarkun e Dibrës i përzgjedhu­r nga Basha është

Ish- shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm të FA, Xhemal Gjunkshi. Këshilltar­i i Presidenti­t Bujar Nishani, Klevis Balliu, do të jetë i katërti në listën e PD-së në Korçë. Klevisi është djali i botuesit të gazetës “55”, Fahri Balliu.

 ??  ?? Romeo Gurakuqi
Romeo Gurakuqi
 ??  ?? Valentina Duka
Valentina Duka
 ??  ?? Agron Shehaj
Agron Shehaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania