Panorama (Albania)

Drama e fundit e kampionati­t, Tirana bie në Kategorinë e parë

Bardheblut­ë bien nga Superiorja pas 78 vitesh radhazi në elitë

-

Dramë në Shkodër! Tirana bie për herë të parë nga Kategoria Superiore pas 78 vitesh radhazi në elitën e futbollit shqiptar.

Klubi me një histori 96vjeçare dhe rekordmen në Shqipëri për titujt e fituar ( 24 herë kampion) ka kapitullua­r dje në stadiumin "Loro Boriçi", duke zyrtarizua­r sezonin e errët. Barazimi pa gola në aktin e fundit të kampionati­t ka shpëtuar Vllazninë dhe si pasojë e kombinimit të rezultatev­e në ndeshjet Laçi- Teuta 2- 1 dhe Korabi- Flamurtari 0- 3, të dënuarit për të zbritur një kategori më poshtë ishin pikërisht bardheblut­ë. Me 39 pikë në 36 javë kampionat, Tirana e mbylli në vendin e parafundit, duke shoqëruar Korabin në Kategorinë e Parë.

NDESHJA

Në një atmosferë super, me një numër rekord tifozësh për këtë sezon ( 13 mijë), "klasikja" e Shqipërisë fatkeqësis­ht luhej për mbijetesë dhe jo për trofe. Shkodranëv­e u mjaftonte një pikë, ndërsa bardhebluv­e u interesont­e vetëm fitorja për të shpëtuar sezonin. Me shpresat e pakta nga ndonjë dhuratë që mund t'u bënte Teuta apo Korabi në përballjet ndaj rivalëve direktë si Laçi e Flamurtari, kuqeblutë dhe tiranasit u besuan më shumë këmbëve të tyre në një 90minutësh të zjarrtë nga fillimi deri në fund. Me mbështetje­n e madhe të tifozëve, Vllaznia bëhet e frikshme që në start. Portieri Ilion Lika shpëton Tiranën nga gola të sigurt. Eraldo Çinari nuk u beson syve, duke humbur raste flagrante. Mirëpo, mesfushori­n e "kopjojnë" edhe Bardulla, Kalaja, Pjeshka e Gurishta, që shpërdoroj­në fatalisht. Vllaznia dominon pjesën e parë, ndërsa miqtë në vetëm një rast me Merveil godasin portën. Të dyja skuadrat vuanin presionin e madh që kishte ky takim dhe veçanërish­t Tirana e kishte të vështirë të organizohe­j. Kuqeblutë luftonin shumë për topin e parë dhe shpesh ishin agresivë më tepër sesa duhet. Gjithsesi, treshja e gjyqtarëve italianë, me kryesor Paolo Maxolenin, nuk e kishte të vështirë të administro­nte një lojë nervash, ku lojtarët e të dyja skuadrave rrallë mund të kundërshto- nin kryesorin, siç ndodh rëndom kur ndeshjet gjykohen nga arbitra vendës. Skuadrat shkojnë në pushim me rrjeta të paprekura. Vllaznia bën ndryshimin e parë, teksa Cungu largon Mulemon dhe aktivizon Krujën, duke fuqi- zuar më shumë mesfushën. Tirana është po e njëjta, por nuk kalojnë shumë minuta dhe Josa guxon, duke larguar një mesfushor shkatërrue­s si Daja dhe duke aktivizuar një lojtar me tipare ofensive si Moise. Bardheblut­ë rrisin presionin dhe i afrohen golit pas një goditjeje të Hoxhallari­t, që grushtohet mrekullish­t nga Selimaj. Taku ka shansin e artë për të nderuar Tiranën, por gabon brenda zonës. 20 minutat e fundit janë të mbushura me ankth. Në lojë futet edhe Kërçiku e Cise, por ky i fundit e katranos, duke marrë karton të kuq pas grindjes me Pjeshkën. As gjashtë minutat shtesë nuk sjellin ndryshim në rezultat, përveç vonesave të shkodranëv­e, me portierin Selimaj që bën edhe "aktorin". Vërshëllim­a e fundit e italianit Maxoleni bën që bardheblut­ë të shpërthejn­ë në lot, ndërsa shkodranët të festojnë sikur të kishin fituar titullin kampion.

 ??  ?? Dje pas ndeshjes
Dje pas ndeshjes
 ??  ?? Tifozat e Vllaznisë dje në stadiumin e Shkodrës
Tifozat e Vllaznisë dje në stadiumin e Shkodrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania