Panorama (Albania)

Rrufetë që ndriçojnë listën “Basha”

- SAMI NEZA

Fillimisht duhet theksuar se lista “Basha” është lista më e diskutuar ndonjëherë. Mijëra e mijëra...

komente janë bërë rreth saj, duke krijuar mite të këndshme për listën, inate dhe urrejtje, mallkime dhe përgjërime, realitete plot fantazi, sa fillon ta ëndërrosh të ishe pjesë e saj, edhe nëse këtë gjë s’ta ka përfshirë mendja asnjëherë. Këtu më poshtë është pjesa ime: Disa karakteris­tika të listës: - Lista ka bërë një ndarje të thellë mes PDsë në pushtet dhe PD- së në opozitë. Lista ka vetëm dy ministra të periudhës 8- vjeçare të qeverisë së PD- së dhe Kryeminist­rin, një asnjanësim drastik i së shkuarës.

- Lista mban emrin Basha vetëm për shkak se është firmosur prej tij, por nuk përfaqëson ekskluzivi­sht as njerëzit e Bashës, as shijet e Bashës dhe as Republikën e re të Bashës. Një grup i ngushtë bashkëpunë­torësh politikë të kreut të PD- së mungojnë në listë si: Kadilli, Bozdo, Shano, Kadia, Alizoti, Këllici, Kasmi etj. Ata janë po aq sa të larguarit nga lista e vjetër.

- Lista është një amalgamë e grupeve të interesit brenda PD- së dhe së djathtës, të shtrira në historinë 27- vjeçare të partisë. Ta zëmë mungon Jozefina Topalli, por nuk mungojnë preferenca­t e saj. Diku mungojnë preferenca­t e Berishës, përfshirë dhe dhëndrin e tij, por janë dikur tjetër. Nuk është Majlinda Bregu, por të ngjashmet e saj janë në lista fituese. Në listë ka traditë, ka 1990, 1997, ka 2005, diversitet idesh, historish dhe mendimesh.

- Pavarësish­t lidershipi­t 4- vjeçar të Bashës, në listë nuk ka 2017 të afirmuar, që është edhe e meta e madhe e kësaj liste. Të presim që disa emra, siç është numri 2 në Tiranë Pampuri, të reflektojn­ë një prurje të re, të freskët në PD, siç ka ndodhur në 1997 apo 2005. Pra, në listë mungojnë zyrtarët më të lartë të PD- së së vitit 2013 që humbi thellë zgjedhjet, por nuk ka aq shumë profile të reja që na ndajnë me lehtë me Topallin, Patozin, Boden, Rulin, Bregun, Selamin, Imamin etj.

- Ka një përpjekje për të ndërtuar akademinë e mendimit të djathtë në grupin e PD- së, që veçse ka nisur me Romeo Gurakuqin, Fitim Zekthin, Roland Bejkon. Grupi duhej të kishte të paktën edhe tre emra të këtij formati si Gjekmarkaj, Tufa, Marku etj.

- Lista ka mjaft defekte, çfarë tregon se mbi të janë projektuar mjaft përplasje, interesa, histori. Në të paktën dy qarqe gabimet në listë mund të sjellin efekte elektorale për shkak të tyre.

Por si çdo listë e këtij formati, e ndërtuar edhe nga të tjerë, në modul do të kishte të njëjtat defekte. Ndërkaq, një parti politike nuk është një lëvizje mjedisore dhe as një organizatë joqeverita­re. Brenda saj ka konkurrenc­ë dhe janë legale disa instrument­e që ndihmojnë të ruash pozicionin në parti. Kush mendon se në një parti ndeshen vetëm idetë e kanë gabim. Në parti ndeshen edhe idetë, por nuk janë të vetmet beteja.

- Përballja e parë me listën është ajo që të munguarit kanë me të. Kështu që mbi çfarëdo liste, ditët e para ka vetëm mallkime. Më pas, lista absorbohet nga partia dhe qytetarët e interesuar.

- Në listë pothuajse mungojnë biznesmenë­t, personazhe­t e njohur publikë, lokalë apo kombëtarë, për histori ndërmjetës­imi në biznes, politikë, media etj. Kjo është një sinjal shprese se politika në Shqipëri ka nisur të pastrohet.

- Cilësisht, kjo listë është më e mirë se lista e vitit 2013. Ka polemistë, njerëz me ide, tekst dhe artikulim jotradicio­nal. Ka ekspertë shumë të mirë në disa fusha.

- Lidhja që disa komentues i bëjnë me kritikë të PD- së, siç është administra­tori i UET, nuk është e qëndrueshm­e. Në atë universite­t bashkohen shumë rryma, të cilat nëse i kthejmë në ujë përmbysin edhe idetë e administra­torit, që është vetëm një curril i rrymës.

 ??  ??
 ??  ?? Basha dje gjatë hapjes së fushatës së PD
Basha dje gjatë hapjes së fushatës së PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania