Panorama (Albania)

Det vaj apo vajmedet?

- EDMOND TUPJA

Dhjetë ditë kanë kaluar që kur, më në fund, pozita e opozita, falë ndërhyrjes energjike dhe, me shumë gjasë, ultimative të faktorit...

ndërkombët­ar, i dhanë fund përballjes tremujore që vuri në provë kryeneçësi­në e zotit Kryeminist­ër dhe këmbëngulj­en e kryetarit të Partisë Demokratik­e. Po të përdorim gjuhën e detarëve, sigurisht në mënyrë të figurshme, deti i politikës shqiptare, deri dje i trazuar e i frikshëm tani ngjan i qetë, është një det vaj fare... Kjo duket të jetë një përshtypje e përgjithsh­me, por një si shqisë e gjashtë apo e shtatë, më thotë të mos nxitohemi e të mos i shohim dukuritë vetëm në sipërfaqe. Personalis­ht, kam ndjesinë se kemi të bëjmë me atë që detarët e quajnë “bunacë”, pra, sipas “Fjalorit të gjuhës shqipe” ( Tiranë, 2006), “det fare i qetë në prag stuhie”. Në prag stuhie? – mund të habiten ato dhe ato që po më lexojnë në këtë çast. Po, po, sipas mendimit tim të paktën, zgjedhjet e 25 qershorit do të jenë të stuhishme, veçse jo për popullin e lodhur, e urtë e të duruar shqiptar ( nganjëherë më të lodhur, më të urtë e më të duruar sesa duhet), por për partitë politike! Me këtë pohim, e di fort mirë, mund të gabohem – errare humanum est, thoshin latinët – por, ç’është e vërteta, më duhet patjetër të pranoj haptas diçka. Diçka jo fort racionale, d. m. th. deri diku intuitive. Po shpjegohem.

Ndjesia ime e sapopërmen­dur vjen si fryt jo vetëm i vendosjes së “paqes” shqiptaros­hqiptare të arritur para dhjetë ditëve, por edhe i hamendësim­eve të analistëve, të opinionist­ëve dhe të politologë­ve tanë të nderuar lidhur me aleancat pas zgjedhjeve në fjalë. Shkurt dhe përmbledht­as: Kush do të vijë në pushtet: PS- ja sërish me LSI- në? LSI- ja sërish me PD- në apo në vazhdimësi me PS-në? Apo... apo PS-ja bashkë me PD- në ose anasjellta­s, sado e pabesueshm­e të duket kjo? Apo... apo mund të ndodhë edhe më e pabesueshm­ja: PS-ja, PD- ja dhe LSI- ja, që të tria në pushtet, pra një triumvirat, sigurisht jo si në kohën e Romës së lashtë ( Sa keq që nuk ka bookmakers te ne që njerëzit të vinin baste “politike”, le t’i quajmë përkohësis­ht kështu, veç në u shndërrofs­hin shumë nga pikat e basteve sportive në qendra bastesh zgjedhore, pra pikërisht politike!)

Ndjesinë time të sapopërmen­dur e përforcojn­ë gjithashtu edhe zërat – herë të ndrojtur, herë disi të guximshëm dhe, madje, herë gati- gati të paturpshëm – e atyre njerëzve të thjeshtë, të zakonshëm, pothuajse anonimë, të cilët pak a shumë kudo – në rrugë, dyqane, kafene, gjellëtore e restorante popullore – pohojnë, ndoshta me një modesti për t’u pasur zili, se, sido që të vijnë punët, diçka do të ndodhë! Në vija të trasha, kjo është edhe ndjesia ime: po, diçka ka për të ndodhur! Diçka tani për tani e nëndheshme! Diçka që e dinë vetëm ata ( vendës et të huaj) që, duke hedhur valle, po gatuajnë çorbën e madhe që hedh valë në kazanin e politikës sh- qiptare. Kur them “e nëndheshme”, kam parasysh llagëmet e kësaj politike shqiptare ( ah, llagëme ka politika në çdo vend të botës së përparuar e të asaj së prapambetu­r!), por le të shpresojmë kësaj radhe se era që do të vijë ( në mos po vjen tashmë) nga këto llagëme nuk do të jetë kutërbim gjirizesh!

Ndërkohë, bunaca vazhdon, në pamje të parë kemi një det vaj, anija shqiptare, tani për tani ka tre kapitenë, që japin e marrin me njëri- tjetrin, ndërkohë që marinarët e thjeshtë, ndoshta shumica e tyre, japin shumë e marrin pak sidomos nga dy kapitenët e anës së majtë të anijes, nga të cilët, njëri, deri më 25 qershor, mban në duar timonin e anijes dhe lufton për ta mbajtur atë me çdo kusht edhe pas kësaj date. Ndërkohë, marinarët e rraskapitu­r pyesin veten: Sot det vaj, po nesër, vajmedet?

Bunaca vazhdon, në pamje të parë kemi një det vaj, anija shqiptare, tani për tani ka tre kapitenë, që japin e marrin me njëri- tjetrin, ndërkohë që marinarët e thjeshtë, ndoshta shumica e tyre, japin shumë e marrin pak sidomos nga dy kapitenët e anës së majtë të anijes, nga të cilët, njëri, deri më 25 qershor, mban në duar timonin e anijes dhe lufton për ta mbajtur atë me çdo kusht edhe pas kësaj date. Ndërkohë, marinarët e rraskapitu­r pyesin veten: Sot det vaj, po nesër, vajmedet?

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania