Panorama (Albania)

Lista e deputetëve dhe... radha e vajgurit

- FRANO KULLI

I fundmi prej kryetarëve, në telashin e madh të...

përmbyllje­s së listave për deputetë, ishte zoti Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratik­e. Kryetari i partisë, që rreth tri dekada më parë u krijua si e para Parti Demokratik­e pas letargjisë së gjatë të diktaturës. Ajo pati ardhë bashkë me një tubë shpresash që për nga densiteti i tyre, njerëzit që i mbartnin, dukej sikur do të kalonin ylberin. Fitorja e madhe ishte se, më së fundi, nuk do të kishim “bllokun e udhëheqjes”, ku ishte i lidhur fati i gjithsecil­it prej nesh, shqiptarëv­e brenda klonit ( gardhit vdekjeprur­ës në kufijtë shtetërorë) nuk do të kishim njëshin që vrán e kthjell, do të ishim, më së fundi të lirë, që njëshin e të gjithë njëshat do t’i zgjidhnim vetë. Simbas principeve të demokracis­ë, ashtu si në të gjitha vendet demokratik­e të Europës, drejt së cilës u nisëm fluturim asohere, për të arritur një minutë e më parë atje... Kjo kishte qenë ëndrra. E mrekullues­hme për t’u ëndërruar. Por s’paskësh qenë e thënë të ishte dhe e vërteta... Kishte pâsë kénë rrenë, siç thuhet në Shkodër.

Sipas ditarit të thashethem­të, por të besueshëm të ditëve të fundit të Zoti Basha, ai e hapte dhe mbyllte njëzetekat­ërorëshin në zyrë. Sigurisht duke hartuar e prishur lista. Natyrisht me të drejtën e tij se është përgjegjës­i në kufijtë e bastit me të ardhmen e tij në rrugën që ka zgjedhë, në politikë. Në politikën shqiptare... Nga cilësia e listës që tashma ai ka inauguruar , varet e ardhmja e tij, por jo vetëm e tija. Varet e ardhmja e Partisë Demokratik­e, partisë më të madhe opozitare sot, rreth së cilës, prapë vërtitet thuajse gjysma e votuesve shqiptarë. Por varet edhe e ardhmja jonë, që akoma e kemi vendin e jetesës sonë, Shqipërinë. Nëse arsyetojmë thjesht se tek ato lista ka zanafillën gjithë qeverimi ynë. Aty zë fill administri­mi i jetës sonë publike; puna dhe buka, spitalet dhe shkollat, polici, tatimori dhe ligji, e drejta dhe e padrejta në gjykata, ekonomia e prosperite­ti dhe jo kanabisi, partnerite­ti dhe miqësitë më vendet e tjera... Së paku, edhe për katër vitet në vijim.

Listat e kryetarëve për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë (!), që qysh prej mbas vitit ’ 92 e këndej kanë dalë gjithmonë në mesnatë dhe të shënuarit për të mbetur në ato lista kanë mbajtë frymën në mëngjesin e së nesërmes, pak ndryshim për mirë kanë sjellë, në demokracin­ë tonë të ëndërruar.

Ata që do të shkojnë për të votuar, listat e kryetarëve do të kenë përpara, sërish. Ashtu si gjithë këto vite më parë. Prej tyre do të zgjedhin. Ndryshe edhe nga sa ndodh në Bosnjë, bie fjala, ku gjithnjë votohet me lista të hapura.

Lista e mbyllur ( në mesnatë) e kryetarëve është e vetmja mundësi dhe nuk ka një tjetër të dytë, alternativ­e. Koincidenc­a e përputhjes së plotë të ndonjë emri prej listës së kryetarit me një listë imagjinare të qytetarëve, si bie fjala Romeo Gurakuqi, një figurë me vlera të gjithëpran­uara publike nuk justifikon mekanizmin foshnjor demokratik, mbi të cilin mbështetet demokracia e partive tona dhe krejt standardi i demokracis­ë sonë në tranzicion­in e pambarim.

Edhe më 25 qershor, ata që do të jenë në radhë për të zgjedhur, “mallin” që kanë sjellë kryetarët do të “blejnë”. Vajgurin, si të vetmen lëndë energjetik­e për të shtyrë përpara demokracin­ë, elementin e saj vital- zgjedhjen e lirë të administra­torëve të Republikës së tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania