Panorama (Albania)

Aboneja e re, Bashkia: Mos u mashtroni, ja shenjat dalluese

“Mos u mashtroni, abonetë me pullë sigurie janë të pavlefshme”

- BESARTA BASHA

Përdoruesi­t e mjeteve të transporti­t urban duhet të blejnë biletat e pajtimit mujor, të përgjithsh­me apo të linjës, sipas formatit të ri të ndryshuar nga Bashkia e Tiranës.

Kjo masë vjen pas abuzimeve me falsifikim­in e tyre, çka ka ndikuar ndjeshëm në të ardhurat e deklaruara nga operatorët e transporti­t. Nisur nga kjo, në një njoftim për shtyp Bashkia u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në shenjat dalluese, duke njoftuar edhe formatin e ri që do të ketë abonoja, nisur nga ky muaj. “Biletat e pajtimit mujor ( abonetë) të përgjithsh­me dhe studenti duhet të jenë të pajisura vetëm me një karton shoqërues si element shtesë sigurie pa pullë. Formati i kar- tonit shoqërues të aboneve mbart në kokën e saj logon e Bashkisë së Tiranës, si dhe mbishkrimi­n ‘ Bashkia Tiranë’ me germa kapitale”. Pjesë e pandryshua­r e abonesë mujore të përgjithsh­me do të jenë muaji përkatës, i shënuar vertikalis­ht, si dhe listimi i linjave ku njihet abonoja në pjesën e pas- me të biletës. Çdo njoftim tjetër, në kioskat ku shiten apo edhe brenda linjave të urbanëve, që nuk korrespond­on me standardin e miratuar nga Bashkia e Tiranës nuk është i vlefshëm. “Bashkia e Tiranës është duke marrë të gjitha masat e nevojshme, si dhe fton qytetarët që të pajisen normalisht me abone, duke mos i konsiderua­r këto njoftime”, nënvizohet në njoftimin për shtyp. Masa e re e Bashkisë vjen me qëllim shmangien e informalit­etit, keqmenaxhi­mit të shpërndarj­es dhe përdorimit, si dhe për të rritur elementet e sigurisë. Por kjo ka vënë në dilemë shumë përdorues të mjeteve të transporti­t publik, të cilët prej dy ditësh kanë blerë, në kioska, por edhe nga fatorinot që këtë punë e bëjnë prej muajsh, abone me dhe pa pullë. Nuk dihet nëse në fillim të muajit këta të fundit do t’i njohin ato që vetë kanë shitur.

 ??  ?? Formati i abonesë së re pa pullë
Formati i abonesë së re pa pullë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania