Panorama (Albania)

Kërcënimi i Bregut: Tani nis një kapitull i ri

-

ASGJË S’KA NDODHUR NË NJË DITË, GJITHÇKA ËSHTË SI MË PARÈ Kisha shumë kohë që e ndaja me miqtë e mi një lloj neverie për katandisje­n dramatike të ambientit politik në Shqipëri, pa guxuar asnjëherë të mendoja që edhe unë vetë të mos isha pjesë e përgjegjës­isë. Por pa harruar asnjë çast, se për të ardhur deri tek unë, radha do të ishte tmerrësish­t e gjatë. Në këtë kontekst, u kam thënë atyre se për herë të parë në jetë kam qenë i dyzuar, se nuk e dija tamam në doja të qëndroja apo të largohesha.

Ndoshta për shkak se njeriu e ka të vështirë të ndahet nga pasionet e veta apo për shkak të bindjes së fortë që, për sa më ka përkitur, kam bërë gjënë e duhur, të paktën atë që kam besuar se është e drejtë. Me sa duket, e kisha të vështirë ta vendosja vetë. Ndaj, sot i falënderoj njësoj dhe pa asnjë keqardhje të dy ata që e morën këtë vendim, duke më çliruar nga mëdyshja ime. Natyrisht, edhe nga çdo lloj detyrimi. Ndoshta ka qenë një vendim i formës së prerë, që mund të jetë marrë këtu e katër vjet të shkuara, por kjo nuk ka asnjë rëndësi, as për publikun e aq më pak për mua. Miqtë e mi! Është me arsye mungesa ime në listën e kandidatëv­e të Partisë Demokratik­e, por edhe po të ishte ndryshe, nuk do të kish- Deputetja Majlinda Bregu e ka konsiderua­r privilegj që nuk ishte pjesë e listës së Lulzim Bashës dhe premton se do të nisë një kapitull të ri politik brenda PD- së. “Tashmë është mbyllur një tjetër kapitull i jetës sime politike në Partinë Demokratik­e, për të nisur sigurisht një kapitull i ri pa pikë dyshimi në PD dhe me PD e Shqiptarëv­e Demokratë të Vërtetë! Jashtë listës së Lulzim Bashës e atyre që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD- në jashtë zgjedhjeve. Jashtë grupimit që s’tha asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikua­r absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të “Republikës së Re”!!! Privilegj të jem jashtë bashkë me të gjithë ata që kërkuan dhe u përpoqën pa marrë parasysh asnjë kosto, qoftë edhe këtë përjashtim, që PD të hynte në zgjedhje. Brenda janë ata që e donin PD jashtë!”, ka deklaruar Bregu. Ish- ministrja e Integrimit shpreh mirënjohje­n e saj për ish- kryeminist­rin Berisha, duke shprehur bindjen se ai do të vazhdojë të jetë një zë i fortë në Parlament. “Brenda janë ata që e donin PD jashtë! Ndihem e privilegju­ar që jam jashtë liste me ata të cilëve u jam mirënjohës­e për çka kam mësuar me ta e prej tyre në “Republikën e Vjetër” të Sali Berishës. I uroj si gjithmonë vetëm të mira e s’kam dyshim që do të mbetet deputeti më aktiv në radhët e Grupit Parlamenta­r të “Republikës së Re”. Më lejoni të ndalem këtu sot, se kam përshtypje­n se PD po jeton atë cikël historik krize zhvillimor­e që jeton një grup a komunitet: “Duhet të bëhet më keq se sot që të bëhet më mirë se dje”, deklaroi Bregu. te qenë fundi i botës. Është finalizim i një procesi të pandalshëm degradimi dhe bjerrjeje vlerash, që nuk ka filluar mbrëmë. Për fatin tim të mirë, unë nuk kam pritur që të flas sot për të gjitha këto, por e kam bërë në vijimësi, kudo ku më është dhënë mundësia, ndonëse me shumë- shumë vetëpërmba­jtje.

Arsyeja e vetme për të qenë i rezervuar lidhej thjesht me ndjesinë e njeriut, që kërkonte të shpëtonte shtëpinë e vet, duke e riparuar nga brenda. Për ironi të fatit, paralajmër­imin e fundit për sa ndodhi ma dha kryekundër­shtari ynë në seancën e fundit të Parlamenti­t, i cili vuri në dyshim vijimësinë time si deputet pas shtatorit. Sigurisht, nuk jam as paranojak dhe as delirant që të mendoj se ka një komplot ndërkombët­ar ndaj meje ose dikujt tjetër apo që Edi Rama e ka shtrirë marrëveshj­en me PDnë deri te listat e deputetëve të saj. Mendoj se profecia e tij ka të bëjë thjesht me intuitën politike, se çfarë do të kishte bërë ai vetë në një rast analog. Ndaj, më duhet ta falënderoj edhe Kryeminist­rin joteknik, që e parashikoi saktë, pavarësish­t se e lehtë duhet të ketë qenë edhe për të. Jo thjesht për shkak të marrëveshj­es, ëndrrat e Republikës së Re

Kryeminist­ri Rama ka vendosur t’i përgjigjet publikisht shkrimit të deputetit të PD- së, Astrit Patozi, i cili sipas tij ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte. Kreu i qeverisë shpreh keqardhjen gjatë shkrimit për Patozin, të cilit i kujton se, pavarësish­t se e ka pasur në krye të partisë së tij, nuk e ka njohur Lulzim Bashën. “Shoh një habi të madhe rreth e rrotull me skuadrën që Lulzim Basha nxori në fushë. Me sa kuptoj, jam ndër shumë të rrallët që s’jam habitur dhe thjesht habitem pse habiten të tjerët. Dikush më tha, “Kjo ishte njësoj si De Biazi të futej kundër Spanjës, me portierin e tretë, me 3 mbrojtësa të vrarë, me mesfushën me 3 goca volejbolli­ste plus Loro Boriçin ( dmth Saliun), në sulm bjeri t’i biem dhe pa stol rezervash... Sala se bënte kurrë këtë skuadër!”. “Po çfarë lidhje ka, i thashë, Luli nuk është as De Biazi, as Saliu, që me njëri- tjetrin e kanë një gjë të përbashkët: E ndjejnë shumë kohë përpara ndeshjes, erën e gjakut të fushës së betejës!” Lulzim Basha nuk ka fituar asnjë betejë e nuk ka humbur asnjë betejë po ashtu, sepse në fakt nuk ka bërë dhe nuk bën dot beteja. I mjafton t’i quajë humbjet fitore, t’i festojë me buzën vesh më vesh dhe pastaj t’ia fusë gjumit i lehtësuar që iku edhe një kokëçarje tjetër! Ai i gëzohet pushtetit si një fëmijë lodrës që i dhurojnë, po nuk i pëlqen hiç asfare puna që i kanë dhënë bashkë me pushtetin. Është si ata trashëgimt­arët e gabuar të froneve që i çonin mbretëritë në rrënim, duke shijuar deri në fund jetën në oazën e oborrit”, shkruan Rama. Kreu i qeverisë i kujton Patozit se Basha nuk ka asnjë raport me skuadrën. “Më erdhi sinqerisht keq që Astrit Patozi, po me sa duket jo vetëm ai, as kaq s’kishin kuptuar gjithë këto vite nga natyra e liderit të tyre dhe raporti i tij me skuadrën. Po jo vetëm kaq. Astriti mbante mend që i thashë në replikën time të fundit me të në Kuvend ( meqë ra fjala, ishte ndër fare të paktët që ma vinte trurin në lëvizje kur më sulmonte) nuk e di a do jesh në parlamenti­n e ri(?). Dhe aludonte se ndoshta, kushedi, unë kur ia thashë atë që do t’i ndodhte, dija gjësend për fatin e tij nga bisedat e mia me Lulin për Marrëveshj­en Politike! M’u dhimbs vërtet, burrë i mençur po naiv, që ende, as sot, s’e kupton sa thjesht funksionon Lulzim Basha; kryetari që nuk fiton dhe nuk humbet kurrë, sepse kurrë nuk bën dot një betejë. Gjynah Astriti, kaq vite në fushën e betejës, s’e ka marrë vesh akoma pse fëmijët i prishin pa asnjë gajle lodrat e tyre, njësoj siç trashëgimt­arët e gabuar të froneve rrënojnë mbretëritë, pa e humbur gjerësinë e buzëqeshje­s as ditën kur mbyllin sytë përgjithmo­në”, shkruan në reagimin e tij për Patozin Kryeminist­ri Rama. me ato të “Rilindjes” ngjajnë. Madje, ka raste që ato janë e njëjta gjë.

Por, edhe pse e njoh mirë këtë ligatinë, dhe pse nuk shpresoj që ky armëpushim të funksionoj­ë gjatë, nuk kam asnjë pendesë që luftova dhe bëra sa munda që të kishte një marrëveshj­e.

Jo thjesht se nuk e pranoj revolucion­in si koncept, por edhe se e njoh mirë teknologji­në e shtirjes politike që prodhon kauza të rreme. Dhe sot nuk jam fare i trishtuar që shoh se si ithtarët e luftës, ose Lej Fenet e partisë sime, që vetëm 10 ditë më parë i hakërrehes­hin hënës, po t’u përmendje që një ditë do shkonim në zgjedhje, tani po i lëpihen paqes. E bëra këtë shpjegim në respekt të atyre njerëzve, me të cilët për një kohë relativish­t të gjatë kam ndarë bindje të ngjashme, jo domosdoshm­ërisht politike. Një mijë herë po të më jepej mundësia të kthehesha pas këto vite, një mijë herë do të kisha bërë të njëjtën gjë.

Ndaj edhe sot jam shumë i qetë dhe pa asnjë peng. Kjo nuk do të thotë se nuk kam gabuar, mos e dhëntë Zoti! Por jam shumë i sigurt që, sado të mëdha të kenë qenë shkeljet e mia, ato do të ishin gjithsesi si bulëza uji në oqeanin e mëkatit politik të këtyre viteve në Shqipëri. Ndaj sot dua të falënderoj të gjithë ata që me mbështetje­n, votuan apo besuan tek unë në kohëra të vështira dhe të mira për Partinë Demokratik­e. Ndërkohë që u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk kam pasur mundësi t’i ndihmoj apo mund t’i kem lënduar gjatë ushtrimit të funksionev­e të mia publike. I uroj sukses dhe mbarësi çdo anëtari të Partisë Demokratik­e, duke përfshirë këtu edhe kryetarët, në zgjedhje dhe kudo tjetër! Një urim të veçantë kam sot për demokratët e Vorës, me të cilët pata fatin dhe privilegji­n të punoj në kohët e fundit, duke veçuar sidomos betejën gati epike të zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Ata i paraprinë kauzës së zgjedhjeve të lira dhe ndershme në Shqipëri, të paktën 2 vjet para çadrës, që u ngrit për të shpëtuar lëkurën e Lulzim Bashës. Mbetet për t’u provuar ende nëse ky objektiv do të arrihet ose jo. Të nderuar miq! Asgjë e keqe nuk ka ndodhur. Sepse unë nuk e besoj përrallën e keqpërdoru­r që tani “asgjë nuk është më si më parë”. Dhe për shkak se kemi mbetur në vend, i qëndroj me shumë bindjes sime të kahershme se Shqipëria ka nevojë për një shkundje të fortë, e cila pa asnjë dyshim ka për të ardhur. Ju përshëndes me mirënjohje të gjithë juve, që, ashtu si unë, besoni se për të pastruar qytetin duhet ta nisësh nga oborri i shtëpisë sate. Dhe se nuk mund të ketë as shtet dhe as Shqipëri më të mirë, nëse partitë do të bunkerizoh­en dhe do të kthehen në kompani biznesesh të pista me një pronar të vetëm. Ne që e mendojmë kështu jemi shumë më tepër se ajo skotë gjobaxhinj­sh, që po përpiqen të mbajnë peng vendin për shkak të pengjeve të veta të parrëfyesh­me dhe të keqkuptimi­t që kanë për politikën, shtetin, shoqërinë, por ndoshta edhe për vetë jetën në këtë botë, si vdekatarë që jemi. Unë jam më i motivuar se kurrë të ndjek bindjet e mia dhe vizionin tim për Republikën joimagjina­re që meritojmë dhe jam po kaq i sigurt se janë kiamet shumë ata që e mendojnë si unë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania