Panorama (Albania)

Mustafaj: Lista e Bashës, me mungesa të papërligju­ra

-

Ish- ministri Besnik Mustafaj e ka cilësuar listën “Basha” me mungesa të mëdha. Përmes një reagimi të shkurtër në “Facebook”, Mustafaj shkruan se në lista ka mungesa të papërligju­ra, megjithatë ai uron të dalë më e mira. “Po shoh më në fund listën e Bashës për zgjedhjet e ardhshme. Mua më duket me mungesa të mëdha, të papërligju­ra. Daltë e hajrit”, shkruan Mustafaj. Përgjatë viteve të fundit, Mustafaj ka qenë një nga kritikët e mënyrës së opozitariz­mit të Bashës. Një nga kritikat më të forta të ish- ministrit të Jashtëm ishte raporti që kreu i PD- së mban me ishkryemin­istrin Berisha sa i takon vendimmarr­jes. Për Mustafajn, Berisha duhet të ishte larguar nga politika, ose duhet të ishte vetë Basha ai që do të duhet ta largonte.

Problemet e PD- së me listat po kthehen në një makth për KQZ- në. Listat e dërguara dje rreth 30 minuta pasi kaloi afati i mesnatës janë ligjërisht të pavlefshme për KQZ- në.

Sipas ligjit zgjedhor, listat e kandidatëv­e për deputetë të një partie duhet të përmbajnë emrin mbiemrin, firmën e kandidatit bashkë me numrin e kartës së identiteti­t. Ligji parashikon që çdo parti duhet të sjellë emra që plotësojnë të gjithë numrin e kandidatur­ave që ka një qark. Por duket se PD- ja ka dërguar në KQZ vetëm 93 emra të pafirmosur nga kandidatët në listë. Një shkelje e hapur kjo që ka detyruar KQZ- në të shtyjë për sot miratimin zyrtar të listave të PD- ja. Nga ana tjetër, listat nuk përmbajnë vetëdeklar­imet e kandidatëv­e për dekriminal­izimin. KRYESIA E FORUMET

JASHTË LISTAVE Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, nuk përfshiu në listat e tij të kandidatëv­e për deputetë asnjë nga koordinato­rët kombëtarë të zgjedhur me bujë në vitin 2014. Në fjalën e mbajtur në atë kohë, kreu i PD- së Basha deklaroi se të rinjtë e zgjedhur si koordinato­rë të PD- së ishin fytyra, shpirti dhe mendja e Shqipërisë së re. “Me kualifikim­in e tyre, ata janë një fuqi e shtuar e forumeve të Partisë Demokratik­e. Janë një pasuri e shtuar e burimeve njerëzore të partisë, e drejtuesve dhe të zgjedhurve, një vlerë e shtuar e alternativ­ës sonë, për përgatitje­n e së cilës këta koordinato­rë do të japin kontributi­n e tyre të çmuar”, do të deklaronte Basha. Por lista e gjatë e koordinato­rëve nuk mundi të kishte asnjë përfaqësue­s në radhët e kandidatëv­e për deputetë në të 12 qarqet e vendit. Me dorë të hekurt Basha është sjellë edhe me përfshirje­n e anëtarëve ekzistues të kryesisë në listat për deputetë. Nga 54 anëtarë që janë pjesë e kryesisë së PD- së, 24 prej tyre Basha ka vendosur t’i lërë jashtë listave për deputetë. Ajo që bie në sy sa i takon mungesës në lista janë emrat e dy sekretarëv­e, Fatbardh Kadeli për burimet njerëzore dhe atij organizati­v, Enno Bozdo. Kreu i PD- së Basha ka lënë jashtë edhe dy ish- kandidatë për zgjedhjet vendore, të cilët kanë mbajtur edhe poste të larta qeveritare gjatë qeverisë “Berisha”, siç janë Sherefedin Shehu dhe Ardian Turku. Ndonëse premtoi se të përndjekur­it do të ishin nga shtresat më të përfaqësua­r në listat e PD- së, Basha la jashtë listës së kandidatëv­e për deputetë kreun e departamen­tit për të Përndjekur­it në PD, Tomorr Alizoti. Kreu i Forumit Rinor Demokrat, Belind Këlliçi, është një tjetër emër që pritej të përfshihej në listat e deputetëve të PD- së për zgjedhjet e 25 qershorit. Këlliçi erdhi në krye të forumit përmes një votimi “një anëtar, një votë”, të cilin vetë demokratët e cilësuan si unike për një forum rinor. Por ajo që është komentuar më shumë dje në media ishte mungesa e disa prej theme- luesve dhe ish- ministrave të Partisë Demokratik­e. Basha vendosi të lërë jashtë listave 5 ministra të qeverisë “Berisha” dhe ish- kryetaren e Parlamenti­t, Jozefina Topalli. Ishministr­at Bode, Imami, Bregu, Tafaj, Ruli ( dorëhequr) dhe ish- kreu i Grupit të PDsë, Patozi, nuk do të jenë në parlamenti­n e ardhshëm.

BERISHA Pavarësish­t se në listë mungonin shumë prej ish- bash- këpunëtorë­ve të tij të afërt, Berisha nuk e ka komentuar listën, duke deklaruar se ajo ka qenë ekskluzivi­tet i vetë Bashës. “Ju siguroj se lista e kandidatëv­e të PD- së është ekskluzivi­tet vetëm i kryetarit dhe jo i ish- kryetarit, i cili pa asnjë keqardhje ka pasur zero rol në listën e re. Unë mendoj se është e drejtë ekskluzive e kryetarit të zgjedhë ekipin e tij”, shkruan Berisha në “Facebook”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania