Panorama (Albania)

Rama: Timonin e qeverisë e duam pa njeri në prehër

“Lista e PD- së, Republika e re e të gjithë humbësve”

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama kërkoi edhe dje votën e qytetarëve për të siguruar 71 mandate në Kuvend që të qeverisë i qetë.

Ai ishte dje në Vorë në familjen e Dallëndysh­e Shehi, ku bashkëbise­doi me ta për problemet e përditshme, por nuk e evitoi dot apelin për të votuar PS- në më 25 qershor. “Më 25 qershor votoni Partinë Socialiste që të marrim të paktën 71 mandate për të vazhduar që ta mbajmë ne timonin e reformave shtetbërës­e, pa të tjerë në prehër që të na pengojë. Pasagjerë le të ketë, nuk na prish punë, timonin e duam ta mbajmë vetë”, u shpreh Rama. Kryeminist­ri u shpreh se “siç luftuam dhe fituam për vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë”. “Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”, tha Rama.

LISTAT Duke komentuar listat e kandidatëv­e të PD- së për zgjedhjet e 25 qershorit, Rama u shpreh se: “Janë bashkuar bashkë të gjithë humbësit, Saliu, Luli, Halim Kosova, ky tjetri, Besnik Fuçia, humbës, janë të gjithë bashkë atje, Bardhi, humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, të gjithë humbësit bashkë, Dash Shehi po... Ja kjo është PD- ja, Republika e re, e humbësve”, tha Rama. Gjatë pasdites së djeshme, Kryeminist­ri Rama zhvilloi takime me zgjedhësit e njësi 3 dhe 4 në Tiranë. “Më 25 qershor zgjedhja është shumë e qartë, ose na ndihmoni me gjithë sa keni ju mundësi që të marrim të gjitha votat e nevojshme për t’i dhënë PSsë fuqinë e pashantazh­ueshme të reformave, ose pastaj do të na duhet të përjetojmë vështirësi të mëdha. Të thuash është njësoj Luli me lali Erin, është njësoj si të thuash gjumi e pagjumësia janë e njëjta gjë. Që të mos i marr të gjithë me radhë, se tani nuk di kë të marrësh me radhë te kjo çadra e re që ka krijuar Luli me këtë grupin e ri të këtyre deputetëve, ku i vetmi fant spathi ka mbetur Saliu. Derri maç? Jo, jo, ishte deri tani, po tani është fanti spathi. Nejse, puna e tyre. Ne na duhet vota për PS- në”, tha Rama.

Ai sulmoi edhe Grida Dumën, që kandidon nën siglën e PD- së për qarkun e Tiranës. “Kë do të merrni nga ata të PD- së për shërbëtorë në shtëpi një ditë të vetme? Imagjinoni të kishit Gridën një ditë shërbëtore në shtëpi se çfarë bëhej? Do të mbaronte dita duke u kapur për flokësh. Shaka është kjo, por meqë Grida ka ardhur në Tiranë shkoi në Durrës, e mbyti Vangjushi fare, erdhi në Tiranë, se tironsit janë më budallenj se durrsakët, kështu i bie?!”, tha Rama, duke komentuar listën e kandidatëv­e për deputet të Partisë Demokratik­e.

 ??  ?? Rama në takimin e djeshëm
Rama në takimin e djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania